Kjo është dita më me fat e Shkurtit, prandaj shfrytëzojeni!

Meqë Mërkuri në prapavijë është rrugës (9 shkurt) keni akoma pak kohë për të bërë gjëra të mira, për të përmirësuar komunikimin, etj, por e ndjejmë që ju duhet një shtysë e vockël. Si për shembull të dini cila është dita më me fat e shkurtit.

Mbani shënim datën 7! Për të gjithë shenjat e horoskopit kjo është data që mund t’ju ndihmojë më shumë në gjërat që doni të bëni, por si?




1. Dashi

Nëse krejt papritur ju ka ardhur një ide gjeniale në lidhje me punën tuaj, shkruajeni. Financat, rutina e punës dhe sistemi juaj mbështetës janë të gjitha në harmoni, prandaj shfrytëzojeni në maksimum këtë ditë.

2. Demi

Bisedat me njerëzit do të rrjedhin natyrshëm dhe ju do të ndiheni më me vetëbesim se kurrë. Kushtojini vëmendje jetës suaj personale dhe profesionale. Nëse s’e merrni ju veten seriozisht, kush mund ta bëjë për ju?

3. Binjakët

Ka një shpërblim të madh për ju nëse merrni përsipër të rrezikoni në 7 shkurt, prandaj ndiqni intuitën. Jeni energjikë aq sa jeni pasionantë, prandaj është koha ta shfrytëzoni maksimalisht këtë periudhë për t’i bërë gjërat tuaja më të qarta.




4. Gaforrja

Po ju jepen mundësi të arta për momentin, disa prej të cilave do t’ju duken gati të pabesueshme. Manifesto dhe përqëndrohuni në gjërat që doni të arrini dhe merrni vendime të rëndësishme.

5. Luani

Mbrojeni energjinë tuaj dhe mjaft e shitët veten aq modestisht. Duke dalë nga zona e rehatisë mund të zbuloni shumë dhe 7 shkurti është një nga momentet tuaja për ta bërë këtë.

6. Virgjëresha

Ditë fantastike për të shprehur kreativitetin dhe për të eksploruar më shumë brenda mendjes tuaj.




7. Peshorja

Jepini prioritet energjive që ju bëjnë mirë dhe ju motivojnë. Më 7 shkurt jo vetëm që do të ndiheni më të dhënë pas romancës, por edhe më të motivuar për t’u hedhur në veprime që i keni menduar gjatë.

8. Akrep

Ju jeni bossi prandaj jepini drejtim gjërave. Zemra juaj e di mirë se ku përket, por kjo datë do t’ju ndihmojë të rrethoheni me njerëzit dhe vendet që keni më përzemër.

9. Shigjetari

Do të shihni progres. Ka shumë gjëra të reja si në punën tuaj ashtu dhe në jetën personale, prandaj fillojeni nga 7 shkurti.




10. Bricjapi

Potenciali juaj arrin limitet në 7 shkurt dhe gjejeni çfarë? Eshtë vetëm fillimi.

11. Ujori

Në këtë ditë mund të gjesh logjikën e asaj situate në të cilën mendoje se kishe ngecur. Përdor fjalët për të shprehur dëshirat e zemrës. Diçka gati magjike po vjen.

12. Peshqit

Për ju qielli do të duket më i qartë se kurrë në 7 shkurt. Po rifitoni balancën tuaj dhe rizbuloni gjeniun brenda vetes. Bëhuni gati.

Author: admin