Koha për t’u ndarë! Arsyet pse i jepni fund lidhjes sipas shenjës së horoskopit

Dashi

Ju nuk e shihni të arsyeshme të investoni në një marrëdhënie që duket se s’ka për të zgjatur shumë. Vërtet jeni pasionantë dhe aventurierë, por ama kur ven puna te një lidhje kërkoni të krijoni diçka të shëndetshme dhe të sigurtë. Kur ju shikoni se keni përballë dikë që nuk është i interesuar për diçka afatgjatë, preferoni  t’i ruani energjitë për dikë që ndan të njëjtat vlera me ju.

Demi

Kushdo që i përket shenjës së demit vlerëson në një romancë besnikërine, të qenit i moralshëm. Ata e kanë shumë të vështirë t’i hapen dhe ta dashurojnë dikë, ndaj kur zbulojnë se partneri/ja i ka gënjyer, tradhtuar apo qoftë thjesht një thyerje premtimi bëhen më të akullt se akulli vetë, largohen dhe nuk e kthejnë kurrë kokën pas.

Binjakët

Binjakët dëshirojnë që edhe gjysma e tyre të jetë si ata, të ndajë mundësisht të njëjtat ide, të ketë po ato bindje dhe të luftojë për të njëjtën kauzë.  Kur sheh se kjo nuk ndodh i lë gjërat dhe thjesht heq dorë nga ty.

Gaforrja

Ju e urreni të mos ju duan! Investoni kohë, jepeni me shpirt në një lidhje dhe dëshironi që partneri të përfshihet po aq sa edhe ju. Nëse kjo s’ndodh gjërat do të shkojnë padyshim drejt fundit. Po kështu, tërheqja fizike ka shumë rëndësi për ju dhe sapo partneri/ja nuk është më joshës/e për ju, gjithçka ndjetë më parë do të nisë të ftohet.

Luani

Shumë e thjeshtë: ju i jepni fund sapo lidhja nis e bëhet mbytëse. Një partner/e që mundohet të kontrollojë gjithçka tuajën, ju frenon apo për më tepër kërkon t’ju ndryshojë do t’ju bëjë të ndiheni si një luan i rënë në kafaz. Jo dhe jo!

Virgjëresha

Si virgjëreshë që jeni doni të keni gjithçka nën kontroll dhe nuk mund të qëndroni kurrsesi me dikë që ecën me ritme më të shpejta se ju. Ju doni rehati, përkushtim dhe mundësisht ai/ajo të bëjë siç thoni ju.

Peshorja

Nuk mund ta vazhdoni më një marrëdhënie që është bërë shumë e rehatshme dhe e sigurtë. Ju i trembeni monotonisë ndaj kërkoni që personi në krah të jetë sa më kreativ dhe interesant i mundshëm. Kur nuk është më, ju i jepni fund.

Akrepi

Nuk e mendoni dy herë ndarjen kur dikush ju tradhton apo nuk shfaq më të njëjtin interes apo përkujdesje për ju. Ju pëLqen të keni një marrëdhenie pa shumë sekrete, ndaj s’mund ta falni dikë që ju fsheh gjëra, ju gënjen apo anashkalon ndjenjat tuaja.

Shigjetari

Shigjetarët kërkojnë mundësisht deri në fund të jetës të zbulojnë sa më shumë, të eksplorojnë vende, të udhëtojnë apo të provojnë eksperienca të reja seksuale. Ndaj s’mund të rrinë kurrsesi përkrah dikujt që i ul me këmbë në tokë.

Bricjapi

Ndaheni sapo dikush ju kërkon pak si shumë më shumë hapësirë. Kur vjen puna te dashuria ju jeni i bindjes se gjithçka duhet kaluar përkrah njëri- tjetrit, në të mirë a në të keq. Ndaj nëse ndiheni të braktisur, nëse partneri/ja s’ju gjendet pranë vetes, s’e keni shumë të gjatë bashkë.

Ujori

Jeni një shpirt i lirë dhe nëse dikush nis t’ju vendose kufizime ju e çoni në djall. E urreni me gjithë shpirt xhelozinë, moralin e vjetëruar dhe s’pranoni të keni në krah dikë që s’është aq mendjehapur sa ju.

Peshqit

Te qenit i ndjeshëm do t’ju bëjë t’i qëndroni larg një marrëdhënieje gjithë debate dhe zënka. Më mirë ndaheni se sa duroni lëndime dhe thyerje zemre orë e minutë.

Author: Portali