Një bujë e madhe është krijuar në rrjet për shkak të ndryshimit që ndodhi në Instagramin e Luiz Ejllit.
Ditën e djeshme Anaid Kaloti hodhi dyshime se Jurgena, vajza që ka menxhuar Instagramin e Luizit, ka qenë nën kërcënimin e Meridian Ramçaj dhe Top Channel, pasi ata e kanë dashur gjithmonë Instagramin e tij.
E sipas tij, rasti më i mirë për t’a bërë këtë ka qenë pas hapjes së “GoFundMe”, ku produksionit i lind e drejta të thotë se imazhi i Luizit po keqpërdoret jashtë.
Përsa i përket kësaj situate, një reagim ka ardhur për herë të parë nga vajza në fjalë, Jurgena Tusha .
Mbrëmjen e djeshme ajo ka hapur një llogari në Instagram ku ka thënë për herë të parë anën e saj të historisë.
Duke mohuar fjalët për Meridianin, Jurgena ka pranuar se është kërcënuar nga ‘Top Channel’ se do të hidhej në gjyq nëse nuk e dorëzonte Instagram-in e tij.