
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka uruar Krishlindjet për gjithë besimtarët e qytetit dhe shqipërisë. Nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në FaceBook, Sako është shprehur se “të punojmë për rikthimin në normalitet të qytetit tonë, do t’ja dalim mbanë çdo sfide”.
Postimi i plotë:
Gëzuar Krishtlindjen, sa më shumë dashuri, mirësi e solidaritet për njëri tjetrin.
Uroj që në çdo shtëpi të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë të mbretërojë paqja e dashuria, lumturia e harmonia.
Të gjithë bashkë të punojmë për rikthimin në normalitet të qytetit tonë, do t’ja dalim mbanë çdo sfide.