Kristi bisedon me banorët: Besoj që del Fotini jo Sabiani!

Nominimet e kësaj jave u përfolën sërish nga banorët. Më konkretisht, ishte Luizi, Kristi dhe Kiara ata të cilët diskutuan për televotimin i cili u hap spektaklin e kaluar.

Antoneta, Armaldo, Deamishel, Sabiani, Nita, Fotini dhe Qetsori janë në nominim këtë javë. Kristi tha se ai mendon që të shtunën do largohet Fotini dhe jo Sabiani.

Luizi u shpreh se do ndodhë e kundërta, pasi Sabiani nuk ka çfarë bën më në shtëpi. Kiara nga ana tjetër tha se ai hyri për tu qetësuar dhe pa nga afër raportin që ishte krijuar mes Kristit dhe vajzës së tij.

Luizi komentoi edhe lojën e Sabianit, në Big Brother Vip 1. Sipas tij, qëndrimi i Sabianit zgjati shumë në shtëpi, për shkak se ai shoqërohej me Ilirin, i cili ishte një nga konkurentët më të fortë edicionin e kaluar.

Ai shtoi se Sabiani nuk bëri asgjë kur ai ishte banor në BBV1, por mbërriti deri në atë pikë, falë Ilirit, i cili u shpall fitues.

Author: portali