Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta vuajën dënimin në burgun e Fierit. Lajmi konfirmohet për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala, referuar vendimit të drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Pritet sakaq transferimi i ish ministrit Tahiri, nga burgu 313 në Tiranë drejt burgut të Fierit.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u transportua nga salla e gjyqit drejt qelive të paraburgimit 313 mbrëmjen e së premtes, pasi Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me 3 vite e katër muaj burg për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Vendimi u shpall nga gjyqtari Engert Pëllumbi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“Gjykata ka konkluduar se i pandehuri Saimir Tahiri provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj shërbime dhe përfitime të padrejta dhe se njëkohësisht shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit,” deklaroi gjyqtari Pëllumbi./Shqiperiaime.com.al