Mes zërave për ribashkim mes Donald Veshajt dhe Bora Zemanit, aktori ‘ka goditur sërish’.
Ai dhe Semi Jaupaj kanë sheshuar gjërat dhe janë shfaqur për herë të parë pas daljes nga “Big Brother VIP” krah njëri-tjetrit. Donaldi ka publikuar një video në Instastory ku iu bën thirrje ndjekësve të mos humbasin episodin e ri të “Më lër të flas” dhe krah tij shfaqet Romeo me Semin.
Duket se këngëtarja do jetë e ftuara e radhës në emision ku shumë gjëra do thuhen.
Gjatë një skeçi javën e kaluar Romeo dhe Donaldi po flisnin rreth “Dubai Porta Potty”. Dhe në një moment Romeo tha “Mos u kthe” gjë që Donaldi e vijoi duke kënduar vargjet e Semit: “Mos u kthe, nisu edhe shko te zemra tjetër që të pret”.
Dashur ose padashur, Semi e gjeti veten në mes të historisë së Donaldit dhe Borës. Fakti që ishte brenda me ish-të dashurin e shoqes së ngushtë, e përqendroi vëmendjen te ky raport – Semi, shoqja e Borës. Semi, shoqja e Donaldit.
Gjatë reality-showt ajo e ka mbrojtur me fanatizëm lidhjen e tyre dhe ka qenë kategorike ndaj çdo veprimi që Donaldi bënte që mund të prishte lidhjen e tyre. Aktori u hodh në krahët e Beatrix vetëm pas daljes së këngëtares.
Më pas Semi solli përmes muzikës historinë Bora-Donald. Kënga “Mos u kthe” është dukshëm një referencë për historinë e dashurisë së tyre. Vetëm pak javë pasi Donaldi u lidh me Beatrix, Semi lançoi një këngë ku i këndon një çifti të ndarë, në një dhomë që duket sikur imiton muret e “Big Brother VIP” dhe mbi të gjitha vendosi një foto të ngjashme me puthjen e Gustav Klimt.
Semi thotë se gjëra nuk janë njësoj, por kjo nuk përjashton mundësinë që Bora dhe Donaldi të rikthehen bashkë. Po ashtu ka zëra që thonë se edhe kënga e saj e re do jetë dedikim për historinë e tyre./Panorama Plus