Në Amerikë, një pjesë e ligjeve janë të çuditshme.
Për fat të mirë, shumica prej tyre nuk zbatohen sepse imagjinoni t’ju dënojnë vetëm pse gomari ka fjetur në vaskën e juaj?
Por ky është vetëm fillimi, lista e ligjeve bizare është e gjatë, dhe kështu mund të argëtoheni duke i lexuar.
Alabama: Nuk lejohet bartja e mustaqeve të rreme që shkaktojnë buzëqeshje kur jeni në kishë.
Alaska: Është e kundërligjshme të zgjoni ariun derisa është duke fjetur.
Kolorado: Nuk lejohet kalërimi nën temperaturat e lejuara, sepse mund të paguani një dënim të majmë.
Florida: Nëse keni një elefant dhe e lidhni në parking, atëherë detyroheni të paguani sikur për një veturë që paguan për parkim.
Havai: Nuk lejohet bartja e monedhave të hekurta në vesh.
Ilinois: Adoleshentët nuk guxojnë të pinë alkool, përveç nëse bëhet fjalë për ndonjë emision për kuzhinë.
Indiana: Keni dëshirë të keni mustaqe? Nëse dëshironi të përshëndesni miqtë me një puthje, duhet patjetër të rruheni, sepse ata mund t’ju padisin.
Kalifornia: Është e ndaluar ngrënia e bretkosës që ka marrë pjesë në gara për kërcim…
Karolina e Jugut: Derisa në Arizonë është e ndaluar që gomari të qëndrojë në vaskë, në Karolinën e Jugut vlen për kuaj.
Dakota e Jugut: Nuk guxoni të flini në fabrikë që me prodhimin e djathit.
Luiziana: Nëse porositni picë për dikë tjetër dhe paraprakisht nuk e keni njoftuar personin, detyroheni të paguani një dënim prej 500 dollarë.
Merlilend: Nëpër parqe është e ndaluar shëtitja me mica me krah të shkurtër.
Miçigen: Nëse burrat nuk u japin leje, gratë nuk guxojnë t’i shkurtojnë flokët.
Mizuri: Është e kundërligjshme të argëtoheni me një ari që nuk është i strehuar në ndonjë kafaz.
Nju Meksiko: Në këtë vend nuk janë të mirëpritur “Romeo dhe Zhulieta”, duke marrë parasysh faktin që mbi 400 fjalë të librit të Shekspirit janë të cenuara në këtë vend.
Nju Jork: Pas orës nëntë pasdite, është e ndaluar bartja e papuçeve.
Teksas: Ndalohet shitja e syrit.
Juta: Në shtetin e Mormonëve, obligoheni të konsumoni qumësht.