“Lockdown i ashpër për 3 javë”/ VIDEO dramatike nga Shangai: Mijëra banorë të bllokuar brenda banesave, thërrasin njëkohësisht nga dëshpërimi

Banorët e Shangait po jetojnë orë dramatike pasi ndalohet rreptësisht dalja për 3 javë në qytetin kinez. Banorët e Shangait e kanë të vështirë të blejnë mish, oriz dhe ushqime të tjera për shkak të bllokimit.

 

Videot që qarkullojnë në internet tregojnë shpërthimin e zemërimit dhe dëshpërimit të banorëve të qytetit që ulërijnë të bllokuar brenda banesave të tyre. Shanghai, një qytet me 26 milionë banorë në bregun juglindor të Kinës, është një qendër kryesore financiare dhe porti më i madh i kontejnerëve në botë.

 

Masat e karantinës përfshijnë punën në distancë, si dhe pezullimin e transportit publik. Zgjatja e bllokimit ka shkaktuar shumë probleme në shërbimet e dorëzimit, dyqanet ushqimore dhe madje edhe rrjetin e shpërndarjes.

 

Kina ndjek një strategji strikte “zero-Covid” dhe vendos masa drastike. Shangai dhe provinca verilindore kineze e Jilin janë zonat më të prekura nga pandemia në Kinë.

Author: portali