Luiz Ejlli bëhet milioner/ Kontratat që e presin pas daljes nga BBV dhe shumat që merr për një postim në Instagram

Ndoshta as vetë Luiz Ejlli, nuk do ta kishte imagjinuar suksesin e tij në “Big Brother Vip”. Këngëtari u rikthye në vëmendje të publikut, pas shumë vitesh distancim.

Karriera e tij, ishte shkëputur nga muzika, duke u fokusuar tek diplomacia, ku për vite mbajti postin e rëndësishëm në Francë. Artisti shkodran u bë pjesë e formatit për t’u futur edhe njëherë në një treg, që bëhet dita ditës më i vështirë për të qëndruar në të.

Dhe në fakt, ajo që ende Luizi nuk di është suksesi që ka korrur si banor i kësaj loje, duke qenë edhe një nga pretendentët për ta fituar. Që është më i pëlqyeri e dëshmojnë edhe shifrat marramendësi që ka arritur në rrjete sociale, vetëm në “TikTok” emri i tij ka shkruar në 1.3 miliardë shikime.
luiz ejlli4
Ndërkohë, Luizi numëron gjithashtu mbi 576 mijë ndjekës në “Instagram”, llogari e cila u hap pas hyrjes së tij në BBVA. Por, këtë sukses të tij këngëtari nuk e imagjinonte dot deri dje, pasi herë pas here ka thënë që shpreson të paktën të ketë fituar disa ndjekës deri më tani.

Edhe së fundmi teksa fliste me banorët, Ejlli u shpreh se ndonëse një dron i erdhi ku thuhej që ka arritur një miliard klikime ai nuk kishte arritur ta besonte këtë. Madje, Luizi tha se shpreson që në “Instagram” të ketë arritur 10 mijë ndjekës deri të tani.

luiz ejlli2
“Para një muaji erdhi një dron dhe shkruante ‘Luani një miliard klikime’, ne menduam se po talleshin, por paska qenë e vërtetë, unë nuk kam pasur ‘Instagram’ kur kam hyrë brenda i kam thënë një shoqes më ka thënë se kur të hysh do ta hap, ishalla i kam kapur 10 mijë, boll kam, sepse jam nga zero”, ka thënë Luizi.

luiz ejlli3
Ndërkohë edhe kënga që ai i dedikoi Kiarës për Shën Valentin, ka arritur në 7.9 milionë klikime në “You Tube”, duke u ngjitur në majat e klasifikimeve të këngëve shqiptare, që kanë klikime reale. Shpeshherë në shtëpinë e “Big Brother”, kanë mbërritur dronë, që kanë tentuar t’i japin informacion Luizit për çfarë po ndodhë jashtë me imazhin e tij. Edhe ato pak dronë që ka lexuar, Luizi nuk i ka besuar.

luiz ejlli
Por, ajo që nuk di Luizi, është fakti se ndonëse ende në lojë, ai është bërë i pasur. Kompani të mëdha janë ofruar për ta pasur imazh të tijin, kurdo që ai të lërë lojën. Bëhet me dije se një kompani kosovare është në bisedime me miqtë dhe të afërmit e tij për ta pasur imazh të produkteve të saj.

Kontrata e majme do t’i ndryshonte jetën këngëtarit, që si edhe vetë e ka deklaruar që nga dita që u fut në lojë, është i papunë. Ndërkohë, një tjetër biznes për Luizin është edhe “Instagram”-i.

luiz ejlli
Edhe pse ende është pjesë e lojës, bizneset kanë nisur bashkëpunimet me faqen e tij të “Instagram”-it, ku një postim arrin deri në 3 mijë euro. Të shumta janë bizneset “në radhë” për t’u publikuar në faqen e tij.

Gjithashtu, bizneset kanë nisur bashkëpunimet edhe me Luizin brenda shtëpisë. Përditë e më shumë, këngëtarin po e shohim me veshje apo me aksesorë luksozë. Të gjitha këto janë dhurata nga bizneset, që ndonëse është e ndaluar t’ia përmendin emrin, nuk kanë ngurruar t’i çojnë veshje të kushtueshme brenda shtëpisë.

luiz ejlli2
Dhurata e fundit e mbërritur ishte një varëse floriri, që është krijuar posaçërisht për të. Aq të zjarrtë janë fansat e Luizit, sa kanë festuar edhe ditëlindjen e nënës së tij, e cila ndodhet në SHBA. Banorët brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë uruar këngëtarin për ditëlindjen e nënës së tij.

“Urime ditëlindjen”, dëgjohen të thonë ata ndërsa Luizi i përgjigjet “Veç të jenë mirë”. Por, padyshim nuk mungon as urimi i fansave për nënën e këngëtarit në këtë ditë.

Një parashutë është ngritur ku në të valvitet një pankartë me shkrimin: “Gëzuar ditëlindjen nana e Luizit. Je mbretëresha jonë!”.

luiz ejlli3
Kjo video është shpërndarë edhe në profilin zyrtar të Luiz Ejllit. Veç bizneseve, që po kërkojnë këngëtarin për kontrata të majme, edhe fansat duket se janë apasionuar kaq shumë pas këtij personazhi, sa kanë bërë armiq edhe banorët e tjerë, me të cilët Luizi nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë brenda shtëpisë.

Tea Trifoni, e cila ka qenë pjesë e “Big Borther VIP” ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se një fans i Luizit, ka tentuar ta përplasë me makinë. Ish-banorja tregoi se ka qenë me motrën e saj në makinë, kur një person, që sipas saj ka qenë fans i Luizit është përpjekur që të bëjë karambol.

kiara tito luiz ejlli1
“Pak ditë më parë, një nga fansat e Luizit u mundua të më përplaste me makinë. ‘Big Borther’ vazhdon edhe jashtë. Unë isha në makinë pasagjere, motra e vogël në timon, ndërsa dikush po mundohej të në përplaste dhe të bënim karambol”, rrëfeu Tea teksa ishte e ftuar në “S’e luan topi”.

E pyetur si e ka kuptuar që ishte fans i Luizit, Tea u përgjigj: “Po na hidhte ujë, po thërriste, po bërtiste. Kështu që kush tjetër?!”.

teatrifoni
Ajo foli edhe për pëlqimin që ka ndaj Luizit: “Unë kam folur gjatë për këtë aq sa arriti në një pikë që thashë ‘ok’ s’po e mohoj, le të mendojnë ca të duan njerëzit, po keni të drejtë ashtu është situata. Është krijuar perceptimi që unë kam pasur pëlqim për Luizin”.

Ndërkohë, vetëm ditët e fundit, edhe Zhaklina u shpreh se ishte kërcënuar nga fansat. Megjithatë, opinionistja e formatit zgjodhi mos të përmend se fansat e kujt ishin ata që e kishin përndjekur e kërcënuar.

tea trifoni1
Ndonëse jam ikonë e gruas së lirë thotë gazetarja, luftoj çdo ditë për lirinë time. Gazetarja tregon se si e përndjekin, i ndalojnë makinën apo edhe i dëmtojmë mjetin shpeshherë.

“Ndonëse jam ikonë e gruas së lirë, luftoj çdo ditë për lirinë time. Komentet janë të vazhdueshme dhe të përditshme. Forcën e gjej te vetja ime dhe te gratë e tjera që më thonë ulërit për ne. Unë marr shumë kërcënime në ditë. Ka dhe ndalesa në rrugë, përndjekje me makinë, dëmtimi i makinës.

Më ndalojnë gjatë gjithë kohës. Dua të nis një kundër reagim në mënyrë që institucionet të ndërhyjnë, të krijohet karta e njeriut, në mënyrë që të gjithë ne të mos dhunohemi për shkak të mendimeve tona. Kë të padis më parë? Unë kam 100 mesazhe kërcënuese në ditë. I bie të rri te zyra e Policisë. Padis vetëm mesazhet që më kërcënojnë me telefon, ose kur e shikoj që nuk e zgjidh dot, ose kur preket familja ime”, tha Lekatari./panorama

Author: portali