Luizi bën deklaratën e fortë: Dal menjëherë nga BBV nëse marr vesh që…

“O e fitoj o s’ka”– Kështu është shprehur Luiz Ejlli gjatë një bisede me një nga banorët brenda shtëpisë së BBV, duke e treguar me plot bindje se qëllimi i tij i vetëm është të rrëmbejë çmimin e madh.

Teksa fliste me Shpatin, këngëtari tha se nëse do e zbulojë se nuk e fiton ‘Big Brother’, ai do e linte menjëherë shtëpinë.

I pyetur se çfarë do të bëjë nëse nuk arrin ta fitojë “BBV”, Luizi tregoi se do të largohet menjëherë për në Amerikë.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Nëse e di që nuk e fitoj Big Brother dal që sot. Dal që sot, e lë. Kam inat me vete, o me e fitu o s’ka. Me

Shpati: Çfarë kushti i ke vënë vetes?

Luizi: O e fitoj o s’ka. Veç me e fitu

Shpati: Po nëse nuk e fiton?

Luizi: Kam thënë nësë e fitoj, do rri në Shqipëri, po nuk e fitova, avionin e në Amerikë.

Author: portali