Luizi: Big Brother-in do ta fitojë Kiara, ja arsyet pse nuk do e fitoj unë

Luizi: Big Brother-in do ta fitojë Kiara, ja arsyet pse nuk do e fitoj
Luizi e ka shprehur disa herë brenda “BBV” se fitorja e këtij formati ishte qëllimi i tij kryesor, por gjithçka ndryshoi kur ai u njoh me Kiarën.

Pyetja e të gjithëve ishte se kush është më e rëndësishme për Luizin, Kiara apo loja dhe këngëtari ka krijuar konfuzion me përgjigjet e tij. Ai ka deklaruar se “Kiara është fitorja e tij”, ndërsa në një moment Luizi zgjodhi lojën përpara moderatores.

Disa javë më parë, kur situata mes çiftit ishte e tensionuar, për shkak të situatës së shumëkomentuar në lidhje me “dhunën” e Luizit ndaj Kiarës, këngëtari shprehu se mes lojës dhe Kiarës, ai zgjedh fitoren.

Por, në një bisedë të fundit, Luizi i tha Kiarës me bindje se ata të dy do të jenë finalistë në “Big Brother Vip”, madje shprehu “dëshirën” që fituese të jetë partnerja e tij.

Author: portali