Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes krijuan një miqësi gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Albania, por kjo tashmë ka ndryshuar me rikthimin e saj në shtëpinë e famshme. Efi ishte në mesin e katër banorëve që u bënë sërish pjesë e BBVA, dhe që në ditët e para ndodhi krisja e miqësisë së saj me Luizin dhe Kiarën. Në spektaklin ( e martë) të tre u përshinë në debte të forta me njëri-tjetrin dhe kjo ka bërë që Luizi dhe Kiara gjatë ditës së sotme të jenë më të ftohtë në raport me Efin.
Në një bisedë me Qetsorin, Luizi u shpreh se Efi sipas tij e kishte mundësinë që të linte një imazh të mirë para se të ndodhnin këto debate. Ai shtoi gjithashtu se tashmë Efi nuk është në planet e tij duke marr parasysh faktin që ka mbetur një muaj deri te finalja andaj duhet ta shikoj lojen e tij me shume.
“E kishte mundësinë që të ecte për së mbari, të linte një imazh të mirë, ndoshta edhe të fitonte betejën që e kishte me Dean dhe të dilte me atë lloj kënaqësie, vendosi me iu rënë shqelm të gjithave, kur u ulëm vetëm me tha pse je i ftohtë, i thash nuk jam i ftohtë, kam planet e mia dhe ti nuk je në planet e mia, keni ardhur në muajin e fundit, nuk ju kam llogaritur që do të vinit, e kam lojën të fokusuar diku tjetër”, tha Luizi.
Ndryshe, kujtojmë që finalja e madhe e BBVA mbahet më 6 maj, banorë që janë ende brenda shtëpisë së famshme janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh ndersa finalistet do te marrin nga 10 mije euro. /Telegrafi/