Ditën e sotme në rrjet ka qarkulluar me shpejtësi një teori se Luizi ka qenë në spital.
Një përdorues i njohur i mediave sociale i prezantuar si Andrea ka ndarë lajmin që mori dhenë.
“Luizi paska qenë të spitali ***** dhe ne nuk dikemi gjë?”– shkruhet në story-n e parë, i cili pasohet nga një tjetër story sqarues.
“Luizi ka qenë, ka bërë analizat i shoqëruar sikur po çonin një kriminel, normale se “Big-u” ka rregulla. Dhe më pas në dhomën ku ka qenë Luizi, kanë ndenjur vetëm dy infermieret. Analizat e Luizit nuk janë ato të Shefqet Ndroqit, por këto që janë bërë para dy ditëve, të cilat janë në pritje për të dalë dhe nëse ato analiza dalin jo të mira ai do të largohet nga loja. E keni vënë re shumë mirë që ai e ka thënë vetë që të shtunën do dalë sepse i është komunikuar që nëse nuk dalin mirë, duhet të largohet, ndaj si rrjedhojë ai zarfi mund të jetë për të”– thuhet në story-n e dytë.
Luizi ka deklaruar disa herë se të shtunën mund të ketë një zarf të zi edhe për të për debatin me Evën. Edhe pse ai nuk i tha asnjë fjalë kërcënuese apo që ta cënonte. E hera-herës është shprehur i bindur se do dalë edhe nëse nuk shkon zarfi.