Luizi, super inteligjent! Zbulon prej sa muajsh ka studiuar gjithë Big Brother-ët në botë

Në një bisedë në tavolinën e bukës me Gertin, Kiarën dhe Dean, Luizi ka filluar të tregojë strategjitë që ka përdorur në lojë për të arritur deri këtu.

“Ti do hyje që në Big Brother-in e parë?” Luizi: Po, më thanë, por më vdiq baba dhe e lashë. Gerti: Do me thënë e ke studiuar Big Brother-in që në pandemi?

Luizi: Jo mor burrë, dy muaj para se të hyj. Thashë ta marr vesh njëherë se ku po futem. E fillova të studioj lojërat, zarfat si bëhet BB.

Gerti: Rregullat janë internacionale, janë njësoj dhe në Big Brother-at nëpër botë? Luizi: 99% janë njësoj. Lojërat e rregullat janë pak a shumë njësoj.

Pasi kalova atë me punën e sëmundjes që shpika, thashë tani s’më mban më gjë. Kur e kalova dhe atë nominim se rrezikova shumë, thashë tani kam mundësi ta luaj si të dua. Qëllimi kryesor ishte të kisha gjithë shtëpinë kundër.

Gerti: Ku ishte sekreti për mos me të injoruar dhe të të ktheheshin? Luizi: Kam qenë shumë i drejtëpërdrejtë dhe vulgar. Humor s’kam pasur shumë, pastaj fillova shaj njërin, shaj tjetrin, ata u lëshuan.

Author: portali