
Banorët e shtëpisë u ndanë në çifte, por ata ende nuk e dinë se përse e bënë një gjë të tillë.
Nita e cila njoftoi ndarjen, u shpreh se Vëllai i Madh do japë një njoftim të dytë se për çfarë u bë ndarja në çifte.
Pas këtij komunikimi, banorët nisën të aludonin se për çfarë mund të jetë kjo ndarje. Sipas Luizit mund të jetë diçka e ngjashme me rradhën e kaluar, ku banorët duhet të nominojnë në çift në dhomën e rrëfimit.
Ai tha se banorët do nxjerrin atë dhe Kiarën në nominim “kokë më kokë”.