Luljeta Bozo habit me deklaratën për Enver Hoxhën: Ajo kohë kishte më shumë anë pozitive se negative

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo është kthyer sërish në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pasi pranoi të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e PS.

Bozo është e para në listën e Tiranës, ndërsa u përzgjodh nga kryeministri si figura simbol e tërmetit të 26 nëntorit.

Kandidimi i saj për deputetë e ka sjellë në fokus, ndërsa shpesh është pjesë e studiove të ndryshme televizive.

Mirëpo, së fundmi inxhinierja ka habitur me deklaratën e saj, pak ditë më parë, në studion televizive të “Dekalog”.

E pyetur për kohën e komunizmit e të Enver Hoxhës, ajo u shpreh me bindje se periudha e regjimit kishte më shumë të mira sesa efekte negative në vend.

Luljeta Bozo, gjithsesi shprehet në intervistë, se dënon dënimin e personave, të cilët burgoseshin, vetëm pse flisnin kundër sistemit.

Pjesa nga intervista:

Pyetje: Më bëri përshtypje pjesa që lidhet me Partinë e Punës, Partinë Komuniste. Tani që jeni në PS, ka trashëguar ndonjë gjë të Partisë së Punës, PS-ja? Shikoni ndonjë element, qoftë në imazh, qoftë në emra…

Luljeta Bozo: Nuk jam brenda PS-së. Duhet të jetosh atje brenda.

Pyetje: Si personazh që keni jetuar në kohën e monizmit, i dënoni krimet e komunizmit?

Luljeta Bozo: Patjetër. Krimet që ishin për pikëpamje ideologjike, se ka edhe krime ordinere, patjetër që i dënoj., nuk diskutohet. Por ka një gjë, që Republika Popullore e Shqipërisë kishte një Kushtetutë. Neni i parë i saj, thoshte se Republika Socialiste Popullore e Shqipërisë është shtet i diktaturës. E thoshte në kushtetutë.

Pyetje: Enver Hoxha a ishte diktator?

Luljeta Bozo: Ishte diktator, në ato që ishte.

Pyetje: Çfarë dëmesh i ka shkaktuar Enver Hoxha dhe figura e tij kombit shqiptar?

Luljeta Bozo: Po t’i vësh në balancë, ka më shumë anë pozitive sesa negative./shkoder.info

Author: Portali