Arbana Osmani ka dhënë një intervistë për Argjirën dhe Beniadën për emisionin “E diell”. Arbana u tregoi vajzave se makeup-in ia lë në dorë profesionistit Arbër Bytyqi ndërsa veshjen ua tregon mikeshave dhe mamasë, por kjo e fundit ka ca vërejtje.
Për mamin fustanet janë gjithmonë shumë të shkurtra, shumë të hapura. I pëlqej shumë me kostum”, tha Arbana teksa edhe Argjira e komplimentoi duke i thënë se kostumi i shkon vërtet shumë.
Big Brother” është “reality” që ka bërë për vete këdo. Që në mbrëmjen e 24 dhjetorit, publiku shqiptar ka zgjedhur të preferuarit e tyre, duke vendosur kështu edhe fansa të kujt do jenë.
Natyrisht që edhe për vetë Arbanën, kjo është një periudhë e ngjeshur, por duhet thënë edhe e frytshme.
Në rrjetet e saj sociale, shifrat rriten përditë, duke u përkthyer në një biznes për të.
Kështu që nga nisja e “Big Brother”, për të janë shtuar ndjekësit, por edhe kontratat e bashkëpunimit, e për rrjedhojë edhe tarifat e publikimit në rrjetet sociale. Nëse e keni vënë re, në “Intagram”- in e saj, ka një sërë bashkëpunëtorësh, që prej kohësh pasqyrohen prej saj në rrjetet sociale.