Dimrit po i vjen fundi dhe në 20 Mars hyjmë në ekuinoksin pranveror. Në këtë ditë Dielli hyn në shenjën e Dashit dhe dita e nata do të jenë të barabarta. Për më tepër në astrologji kemi lajme të mira.
Dashi – Dielli është me ju tani. Sigurohuni që të merrni kohën e duhur për ta shijuar plotësisht këtë energji. Është sezoni juaj, le ta dijë gjithë bota!
Demi – Është koha të qartësoheni dhe qartësoni. Merrni kohën që ju duhet për të vëzhguar gjithçka rreth jush. Njëndryshim rutine do t’ju ndryshonte energjitë.
Binjakët – Do ndiheni social dhe të interesuar për lidhje të reja. Planifikoni një takim me miqtë. Ky ekuinoks duhet t’ju gjejë të fokusuar në zgjerimin e vizionit tuaj.
Gaforrja – Një dritë e re në ambiciet e karrierës suaj. Mos kini frikë të shfaqni aftësitë tuaja. Do surprizoheni se ku mund të shkoni me qëllimet e duhura.
Luani – Është koha për t’u përqëndruar në një drejtim. Fokusohu në qëllimin tënd dhe shikojë teksa realizohet. Shko pas asaj që meriton.
Virgjëresha – Është koha të mendosh për veten. Vendos një qëllim për të fuqizuar veten. Aftësia juaj për të shëruar veten mund të sjellë një transformim.
Peshorja – Mendo për atë që të duhet dhe kushtoji më shumë kohë vetes. Version jot më i mirë është kur i dedikohesh vetvetes.
Akrepi – Fuqizimi është çelësi. Do përjetoni ndryshime dhe do filloni duke ndryshuar aktivitet e përditshme. Do surprizoheni nga rezultati.
Shigjetari – E ndjeni që kreativiteti dhe shprehja e vetvetes është në ajër? Gjej pasionin tënd dhe lëre të të udhëheqë. Është koha për të vepruar.
Bricjapi – Është koha të fokusoheni në energjinë që doni të ndjeni në shtëpi. Mund të blini një pajisje të re shtëpiake apo të lidheni më shumë me familjarët.
Ujori – Çliro mendimet. Ju i bashkoni njerëzit, por është koha tani që dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Nisni një blog, një podcast ose diçka të re online.
Peshqit – Është një periudhë ku do të jeni të motivuar për të fituar para. Bëni një plan për të rritur të ardhurat. Aftësitë tuaja me paratë do t’ju sjellin mundësi më të mira./ (Kosova Sot Online)