“Më gënjeve”, Kiara nisi rrugëtimin në “Big Brother” dhe Klea ka dy fjalë për t’i thënë!

Klea Huta është shumë aktive në rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe profesionale.

Mbrëmjen e djeshme ka nisur edicioni i dytë i “Big Brother Vip 2”, ku disa prej banorëve kishin kohë që aludoheshin për pjesëmarrjen e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Një ndër to ka qenë edhe Kiara Tito, e cila edhe u shpreh mbrëmjen e djeshme se këtë hap që ka marrë ua kishte mohuar miqve të saj. Një ndër to mesa duket ka qenë edhe Klea, e cila ka postuar një foto të Kiarës në “ Instastory” ku përveç se sigurisht i kishte uruar shumë fat dhe suksese, nuk mund të mos e përmendte faktin që e kishte gënjyer.

“Krijofsh kujtimet më të bukura të jetës shpirt. Të dua shumë! Jam këtu për ty. Dhe pse më gënjeve moj qelbësirë”, ka shkruar ajo.

Author: portali