“Më mbyte”- Koço Devole rrëfen si e bëri për të qarë Elvana Gjatën

Aktori i mirënjohur Koço Devole luajti në filmin “Dy gisht mjaltë” përkrah Elvana Gjatës, ku ishte rolin e babait të saj, ka rrëfyer prapaskenat e xhirimeve.

Gjatë një interviste, Koço Devole rrëfeu se skena më e vështirë për tu xhiruar ishte momenti kur Elvana duhej të qante pas ndarjes nga partneri Vini, rol që luhej nga Ermal Mamaqi. Aktori u shpreh se këngëtares nuk i dilnin lotët ndaj duhet të gjenin një mënyrë për ta bërë për të qarë. Ai tha se së bashku me Ermalin ndezën cigare dhe tymin ia hidhnin në fytyrë derisa filloi të lotonte.

 

“Ajo thoshte nuk po më dalin lotët. Atëherë morëm cigare. I them Ermal Mamaqit, ndiz cigaren, e ndezëm të dy dhe I frynim në sy. U mbyta tha. Duro moj i thamë. Vazhduam ti frynim dhe dolën lotët. Ishim gati dhe filloi menjëherë skena.

 

Ajo ka qenë një skenë e vështirë sepse ajo mezi qante. Ajo thoshte s’më dalin lotët. Gjetëm cigare dhe i them Ermalit, ndiz cigaren, e ndezëm të dy dhe i frymë në sy. I dolën lotët dhe hyri skena më në fund,”- u shpreh Koço Devole, i ftuar në “E diell”.

Author: admin