‘Mendove se shpëtove nga unë’, Melisa ia bën 8 me 2 Andit pas krizës që çoi në ndarje

Andi dhe Melisa janë kthyer padyshim në një nga çiftet më simpatik të showbizit dhe ndër më të komentuarit. Së fundmi ata patën edhe një krizë në lidhjen e tyre që çoi në ndarje. “E penduar deri në pikë të fundit! U kry!”, shkruante Melisa duke fshirë fotot me Andin dhe gjithashtu ai bëri të njëjtin veprim.

 

Por tani çifti është pajtuar dhe Melisa ka treguar qartazi se nuk e lë më kurrë dashurinë e saj. “Mendove se shpëtove nga unë, por jo. U ktheva”, shkruan këngëtarja dhe ish-konkurrentja e “Përputhen” krah fotove ku ata shfaqen duke u puthur e përqafuar.

 

Andi e ka ripostuar foton duke shkruar: “Hahahaha. Shyqyr erdhe zemër”.

Author: portali