Keisi Medini ka deklaruar ditën e sotme se nuk është e dashuruar. Edhe pse ajo ka nisur një romancë me Krist Aliajn brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ajo ka bërë deklaratën e papritur.
Mëngjesin e sotëm, teksa po bisedonte me Antoneta Koçin, Keisi u shpreh se ka një pëlqim për të. Madje ajo tha se nga babai, Sabiani kuptoi se duhet ti marrë avash-avash gjërat.
Pjesë nga biseda:
Keisi: Nuk ka ndonjë gjë të njohësh dikë, kupton? Po këta pastaj vazhduan, jo nusja, jo dhëndri. Po prit një sekondë se nuk jam e dashuruar, thjesht ka një pëlqim, më kupton?
Antoneta: Ti ça kuptove nga babi?
Keisi: Se gjërat e shpejta nuk janë gjëra të mira
Antoneta: Që domethënë është pjesa që ti në Big Brother po njeh një çun apo Kristi ndoshta ka disa gjëra që nuk shkojnë.
Keisi: Jo Kristin jo, e kam te vetja ime
Antoneta: E kam te babi…
Keisi: Që merri avash-avash gjërat, kaq. Siç kam qenë
Keisi ndjeu nevojën të fliste me Oltën për marrëdhënien me Kristin, që prej ditësh është komplikuar dhe asnjëri prej tyre, nuk po i jep dot zgjidhje.
Keisi tha se ajo ka harruar veten brenda në shtëpi, duke u marrë gjithë kohën me Kristin dhe kjo gjë po e “shkatërron” atë. Ajo u shpreh se ditët e para, pëlqimi mes tyre ishte shumë i lezetshëm, por më vonë çdo gjë u bë monotone.
Olta i tha Keisit se ajo ia kishte thënë këto fjalë që përpara se të hynte Sabiani në shtpëi, por ata të dy i morën për keq komentet e saj. Ajo shtoi se e ka parë Keisin që kujdeset gjithë kohën për Kristin dhe se thuajse kishte harruar të merrej me veten.
Olta u shpreh se mes Keisit dhe Kristit nuk ka kimi dhe në krahasim me raportin që është krijuar mes Luizit dhe Kiarës, ata në syrin e saj nuk duhen.
Ajo i tha Keisit se ka nevojë për përkëdhelje, gjë të cilën Kristi nuk ia ka ofruar në asnjë moment. Sipas saj, Kristi as që e ka bërë të lumtur Keisin.