“Mësoni gjuhën shqipe, është ndër më të vjetrat në botë”- Komentuesit serbë ofendojnë Vesa Lumën, ja si i përgjigjet këngëtarja

Peticioni për vendosjen e Kosovës në hartën e Apple ka shkaktuar indinjatë tek njerëzit që janë kundër Shqipërisë së Madhe. Ata kanë “sulmuar” artistë të ndryshëm shqiptarë që kanë dal hapur pro nënshkrimit të peticionit. Mes artistëve që janë sulmuar është edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila është ofenduar në komente nga serbët. Vesa Luma publikoi një prej komenteve në InstaStory dhe shkroi: “Vazhdojnë këta!” Këngëtarja u shpreh se mund të punësonte dikë për të fshirë komentet por ka vendosur që mos ta bëjë për ti treguar botës se “çfarë rrace janë ata”.

 

Ndërsa u kërkoi komentuesve që e ofendojë që të mësojnë gjuhën shqipe nëse duan të kuptojnë statusin e saj pasi është një ndër gjuhët më të vjetra në botë.

 

“A dini si është puna… Unë mund të punësoj dikë që të qëndrojë gjithë ditën duke ju bërë bllok dhe report, ama fillimisht dua t’i bëj botës me dije se çfare rrace jeni JU… Ju vazhdoni… Google Translate nëse doni të kuptoni (ose më mire, mësojeni gjuhën shqipe, pse jo, është një ndër gjuhët më të vjetra në botë,”- shkroi Vesa Luma.

Author: admin