Mjekja e njohur Anika Dokle, e njohur edhe si vajza e ish-deputetit të PS Namik Dokle, ka ndarë një imazh tejet prekës, të një djali i cili çdo natë ngjitet në dritaren e spitalit për të parë nënën e tij të infektuar me Covid. Kjo foto duket se është shkrepur në Itali, ndërsa është shpërndarë më pas edhe nga mjekja, duke marrë shumë reagime prekëse. “Ky djalë kërcen çdo natë, pas pune, te dritarja e dhomës ku mbahet nëna e tij e prekur nga Covid-19”, shkruan mjekja në përshkrimin e fotos.