Morën dje në pyetje Lulzim Bashën, hetuesit belgë bëjnë lëvizjen urgjente dhe mbërrijnë sërish në SPAK

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme hetuesit belgë që diten e djeshme kanë marrë në pyetje Lulezim Bashën, kanë shkuar sërish në ambientet e SPAK.

Sipas informacioneve mësohet se hetuesit belgë do vijojnë marrjen në pyetje të personave të tjerë që mund të kenë dijeni lidhur me parata e sukestruar në automjetet tip toyota yaris.

Mësohet se hetuesit belegë për këtë çështje do marrin 22 persona, të cilët janë miq, familjarë të personave që janë vënë në akuzë, por edhe persona që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitet kriminal.

Hetuesit belgë prej 3 ditësh ndodhen në vendin tonë, ndërkohë që ato do vijojnë te qëndrojnë deri në përfundimin e marrjes në pyetje të tyre./Shqiperiaime.com.al

Author: Portali