Mos bini pre e provokimeve të shumta!/ Horoskopi i Paolo Fox 9 tetor 2022

Dashi

Mësoni të thoni ju lutem dhe faleminderit sepse sjellja juaj le për të dëshiruar. Lidershipi nuk vjen prapa skenave sepse fillimisht duhet të mësoni diferencën e njeriut që thotë se është në krye dhe personit që sillet sikur është shefi. Nëse kërkoni të arrini diçka, bëjeni me aftësitë tuaja e jo me shkëmbime fjalësh sa këtej andej.

Demi

Do merrni kontrrollin e një kompanie dhe kjo do jetë dëshmi e aftësive tuaja. Do zgjidhni edhe një puzzle në punë pas një peridhe të gjatë kërkimesh. Megjithatë mos u fryni shumë sepse nga euforia e tepërt mund të merrni vendimet e gabuara. Metoda juaj e punës është të studioni, dëgjoni dhe mendoni. Edhe në punët personale do merrni një vendim të rëndësishëm.




Binjakët

Ambicjet e mëdha do tju afrojnë me një pozicion të rëndësishëm në punë. Puna me publikun do e përforcojë akoma më shumë dëshirën që keni. Për ju nuk ka rëndësi se me kë bëni kompromis,vetëm që të arrini atë që doni, sigurisht bazuar edhe në aftësitë që keni. Do arrini të fitoni një pozicion si zëdhënës i një kompanie edhe pse në fakt kjo nuk është ajo që keni ëndërruar, por punët e mira bëhen avash avash thotë një shprehje. Kërkoni mendimin e peshores se cila duhet të jetë lëvizja juaj e radhës.

Gaforrja

Do merrni pjesë ne një konferencë kulturore që do tju iluminojë dhe do tju mbushë me disa informacione që nuk i dinit më parë. Gjithashtu do takoni edhe njerëz interesantë. Bëhuni gati të ndryshoni mendim për një person që e keni vlerësuar prej shumë kohësh. Do keni një bisedë të gjatë me partnerin/end he nata do përfundojë me dashuri.

Luani

Prioritet i sotëm do jenë fitimet financiare. Është momenti që të shtroni pyetje dhe të merrni përgjigje në lidhje me disa probleme financiare që ju kanë shqetësuar prej kohësh. Duhet të bësh shumë telefonata ndaj përgatitu për atë që do pyesësh. Mos i trajtoni keq ato që nuk do dinë të japin një përgjigje.




Virgjëresha

Do bashkëpunoni me një koleg dhe së bashku do nxirrni disa ide brilante. Jeni të zotët në fokusimin në detajet e vogla dhe kjo është karekteristikë që ju shoqëron gjithmonë. Jo të gjithë do e kuptojnë botën tuaj sot. Megjithatë, mos u merrni vetëm me punë pune sepse keni nevojë edhe për pak dashuri. Shikoni rrotull sepse shumë afër jush është një person që ju vlerëson dhe nuk ka guxim ta shprehë hapur. Mbase duhet të bëni lëvizjen e parë.

Peshorja

Fakti që jeni të besueshëm në punë do të thotë se të gjithë do trokasin në derën e zyrës për tju pyetur edhe për lëvizjet më të vogla.  Nëse jeni duke përjetuar vështirësi personale, flisni me shefin dhe merrni një ditë leje.  Nëse punëdhënësi e di arsyen për sjelljen tuaj pak agresive, ai do jetë më i mirëkuptueshëm.  Mos e lini veten pas dore dhe duhet të përgatiteni për disa lajme që nuk do tju pëlqejnë shumë.

Akrepi

Sjellja rebele si një fëmijë do tju shoqërojë gjithë ditën dhe sigurisht të afërmit do tju hapin rrugë sepse nuk mund tju përballojnë.  Do krijoni situata të mërzitshme dhe paniku, përmes shëprthimeve të zemëruara. Mësoni të disiplinoheni dhe pse jo kërkoni ndihmën e një psikologu për të menaxhuar zemërimin e tepërt. Ndjenjat për partnerin do të zhduken dhe sërish do jeni single.

Shigjetari

Jeni duke luftuar me çështjet emocionale. Në vend të kësaj mund të diskutoni me partnerin dhe të gjeni zgjidhjen e problemit mes jush. Mos thoni fjalën e fundit sepse mund të shkoni në ndarje. Njëri prej jush duhet të hapë rrugën dhe të tërhiqet nga kokëfortësia. Një imazh i një femre që keni parë në ëndërr ju ka sjellë një shqetësim të vogël por mos u shqetësoni sepse  kjo tregon se po vjen një lajm i mirë. Kujdes kur i tregoni sekrete të panjohurve sepse mund ti përdorin kundër jush. Nuk jeni në gjendje të përballoni një tjetër problem të këtij lloji.




Bricjapi

Zakonisht ju punoni aq  shumë sa keni nevojë urgjente për pushime. Detyrat tuaja caktojani dikujt tjetër edhe pse e dini mirë se nuk mund të bëjë punën ashtu si e kërkoni. Bëni një listë të gjerë të gjërave që kukoni të blini dhe zgjidhni ato gjëra që janë më të rëndësishme sepse nuk keni mundësi të shpenzoni aq shumë.  Reputacioni juaj është pak në rrezik nga dikush që po flet keq për ju dhe ky person është ai që ju ka premtuar se do tju ndihmojë. Mbani veshët dhe sytë vigjilentë.

Ujori

Është koha të përballeni me seriozitetin e mungesës financiare. Në vend të shpenzimeve në restorante të shtrenjta, mendoni njëherë se sa e keni buxhetin. Eliminoni në mënyrë urgjente shpenzimet e luksit. Miqtë tuaj kanë përhapur fjalë se jetoni shtrenjtë sidomos për meshkujt, vajzat do jenë në gjueti për ju. Mos bini pre e provokimeve të shumta edhe për faktin se jeni të lidhur prej disa kohësh. Disa mundësi mjaft premtuese janë rrugës.

Peshqit

Ndryshoni sjelljen sepse po e kuptoni mjaft mirë se nuk po lini përshtypjet e duhura tek rrethi i ri shoqëror.  Mos ngacmoni aty ku nuk duhet sepse në të kundërt do të nënvlerësoheni. Bisedoni me dikë  të afërt për problemin që po ju shoqëron këto kohë.  Mos ja vendosni të tjerëve fajin për të metat tuaja. Merrni përgjegjësine e gabimeve dhe mundohuni të mos i përsërisni. Në mbrëmje keni një suprizë por nuk mund të thuhet për mirë apo për keq.

Author: admin