Mos po e tepron Horoskopi? Pesë shenjat që duhet të rrinë beqarë!

E keni menduar ndonjëherë se janë pikërisht disa shenja të horoskopit që nuk bëjnë për lidhje?! Epo duhet të dini se janë pesë shenja në horoskop që është më mirë të rrinë beqarë. Mësojini këto pesë shenja dhe ndoshta e gjeni veten në to.

BINJAKËT
Nuk është se binjakët kanë frikë të angazhohen, problemi i tyre është se ndryshojnë mendje shpesh. Ata nuk duan të jenë të lidhur, pasi mendojnë se mund të vijë dikush më intrigues. Ata kanë frikë të përfshihen në një lidhje, sepse mendojnë se do i pushtohet liria e tyre. Edhe me një unazë në gisht, mos u çudisni kur të shihni një binjak që sheh përqark në kërkim të dikujt.

SHIGJETARI
Shigjetarët janë mahnitës në ditët e para të një marrëdhënieje. Ata janë plot humor, të dashur dhe argëtues. Por kur në lidhje shfaqen probleme, shigjetarët lodhen të kushtojnë vëmendje dhe kohë për t’i zgjidhur ato. Nëse shigjetarët e ndjejnë se po lodhen dhe nuk kanë më liri në atë marrëdhënie, është shumë e lehtë për ta të heqin dorë.

DASHI
Problemi me dashin është se jep maksimumin e tij. Vërtet kjo është pozitive pasi jep shumë dashuri të pakushtëzuar, por nëse një dash nxehet ai shpreh urrejtje. Fjalët mund të jenë të tepruara, ndaj ai përpiqet t’i tërheqë mbrapsht sapo është qetësuar. Por ndonjëherë mund të jetë tepër vonë. Një tjetër problem me dashin është fakti që ndihet aventurier, qoftë beqar e qoftë në një lidhje.

DEMI
Një nga karakteristikat kryesore të demave është se janë kokëfortë. Kjo mund të rezultojë pozitive për aq kohë sa janë të vendosur në vendimet e tyre. Mirëpo, ndonjëherë mund të rezultojnë edhe kokëfortë në sensin negativ, pasi ata nuk mendojnë në një mënyrë, por thjesht nuk duan të lëkunden nga mendimi i tyre fillestar. Është e pamundur të jesh në një marrëdhënie me dikë që mendon se nuk gabon kurrë.

PESHQIT
Problem me peshqit është se ata nuk e besojnë që meritojnë marrëdhënien e shëndetshme dhe lumturinë. Ata kanë një tendencë të vetë shkatërro.hen dhe ta prishin me koshiencë të plotë marrëdhënien e tyre. Peshqit janë tepër romantikë dhe të përkushtuar, por problemi është se duhet të besojnë fillimisht në atë lidhje, që më pas të sillen si të tillë.

Author: Portali