Dita fillon me mot paqëndrueshëm dhe kalime vranësirash në të gjithë vendin. Sipas MeteoAlb, reshje shiu parashikohet të ketë në zonat qendrore dhe veriore të vendit.
Ndërsa gjatë pasdites do të ketë përmirësimin të kushteve atmosferike, ku do të mbizotërojë mot i kthjellët, sidomos në jug të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 20°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat do të jenë deri në orët e pasdites, ku parashikohet që herë pas here të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për reshje të pakta. Por mbrëmja dhe nata përmirsojnë gradualisht motin në Kosovë.
Rajoni dhe Evropa
Evropa Lindore do të përfshihet nga vranësirat e shumta të cilat do të sjellin reshje dëbore. Po ashtu në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme do të paraqitet pjesa me e madhe e Evropës Qendrore dhe pjesërisht Jugu i kontinentit, ku vranësirat e shpeshta do të gjenerojnë reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Ndërsa Ishujt Britanik dhe gadishulli Skandinav do të mbizotërohen nga kthjellimet dhe kalimet e vranësirave.