Mund ta gjejmë ç’bëhet me karrierën tënde nëse na thua shenjën!

Dashi

Jeni të prirur për të qënë lidera, por kjo nuk do të thotë që jeni më të mirët në punën tuaj. Në pozicione të larta pune ju mund të bëheni shumë acarues dhe arrogant. Është e sigurt që do të arrini majat, por sigurohuni që do të mbaroni ato që do të merrni përsipër. Gjithashtu jeni persona shumë sportivë, prandaj mund të merrni në konsideratë një karrierë si trajnier personal apo në një organizatë sportive. Një nga punët më të përshtatshme për ju është menaxher apo administrator. Nëse jeni në këto pozicione pune, mos harroni të jepni më të mirën tuaj për të mbështetur ekipin me të cilin punoni.

Demi

Punonjësit e kësaj shenje janë tepër praktikë dhe janë personat idelaë për të bashkëpunuar. Ata mund të jenë punonjës të thjeshtë apo edhe lider. Këta persona nuk e kanë problem pozicionin që kanë në punë, për sa kohë e bëjnë punën e tyre me dëshirë. Edhe pse janë pak kokfortë, konfliktet që ata mund të krijojnë në punë janë të vogla. Demi vlerëson shumë gjërat e bukura, prandaj disa nga punët më të përshtatshme janë agjent imobiliar, dizajn apo arredim. Gjithsesi, aftësia e tyre praktike I bën të jenë edhe të përshtatshëm për të punuar në bankë apo këshillim karriere.

Binjakët

Binjakët kanë tendencën t’i bëjnë gjërat shumë shpejt dhe të ndërveprojnë me këdo. Ata shpesh herë mund të mërziten nëse nuk kanë një listë me detyra. E vetmja gjë që I bezdis ata në punë është nëse punojnë në një ambjent shumë të qetë dhe strikt. Karriera ideale për ta është çdo fushë e cila ka të bëjë me komunikimin dhe marrjen e informacioneve.

Gaforrja

Personat më tradicionalë dhe më të përgjegjshëm në punë janë pikërisht personat e kësaj shenje. Një nga pikat më të forta është zgjidhja e konflikteve apo problemeve në punë në mënyrë që të gjithë të jenë të kënaqur me rezultatet. Problemi i tyre është se nëse nuk ndihen të motivuar i anashkalojnë përgjegjësitë e tyre. Ata janë shumë të mirë si kujdestarë fëmijësh, punonjës social, punonjës të burimeve njerëzore, avokatë apo mësues.

Luani

Luani pëlqen të ekspozohet dhe të tërheqë vëmendje. Një nga gjërat që e emocionon më shumë është kur inspiron të tjerët dhe bëhet një shembull për t’u ndjekur nga kolegët. Personat e kësaj shenje zakonisht janë shefat më të mirë, pasi dijnë të drejtojnë një grup të madh punonjësish me racionalitet. Fushat ku një Luan mund të punojë më mirë janë mësimdhënia, politika si dhe profesionet artistike.

Virgjëresha

Personat e kësaj shenje janë perfeksionistë dhe gjithmonë në shërbim të të tjerëve. Nuk janë shumë të prirur për të qënë lider, pasi janë shumë të ndjeshëm dhe e kanë të vështirë të tregohen plotësisht bojektivë.  Ata kanë një memorie shumë të mirë, prandaj mund të punojnë fare lehtë në kompani të mëdha.

Peshorja

Si shenja më sociale që është, Peshorja është idealja për të mbledhur njerëz për një organizim të caktuar.Personat e kësaj shenje mund të jenë diplomat, asistentë të mirë, përkthyes etj. Edhe fushat ligjore ju tërheqin, por duke qënë se çdo detyrë ju e përjetoni shumë do të ishte mirë të mos investonit në profesione të tilla.

Akrepi

Askush nuk mund të mbajë një sekret më mirë se Akrepi. Kjo është diçka që I ndihmon edhe në punë, pasi bëhen brenda pak kohe personat më të besuar të eprorëve. Akrepi pëlqen shumë sfidat dhe investigimet. Prandaj mund të jenë punonjës policie shumë të mirë, ose të menaxhojnë shumë mirë krizat në punë. Ata janë gjithashtu persona të prirur për raporte financiare.

Shigjetari

Shigjetarët kanë një ngërç komunikimi me kolegët, por kur arrijnë të kenë komunikimin e duhur mund të kthehen në këshillues shumë të mirë. Ata janë të mirë në pjesën më të madhe të gjërave që bëjnë. Duke qënë se pëlqejnë të udhëtojnë, një karrierë që ua mundëson këtë gjë do të ishte perfekte për ta. Shigjetrët mund të jenë mësues shumë të mirë ose punonjës të një organizate jo-fitiprurëse.

Bricjapi

Bricjapët janë seriozë dhe të organizuar. Ata nuk tremben apo të bezdisen nga eprorët, pasi e dijnë që puna e tyre dhe ambicia do t’I çojë drejt realizimit të qëllimit të tyre. Problemi I tyre është se fokusohen shumë në punë dhe harrojnë çdo gjë tjetër, pasi ata nuk dijnë të ndalen deri sat ë arrijnë aty ku duan. Karrierat e përshtatshme për ta janë: administrator, menaxher, arkitekt.

Ujori

Personat e kësaj shenje duan të jenë të lirë gjithë kohën, por gjithsesi janë punonjës me vlera. Ata janë tepër socialë. Zakonisht ata nuk venë në dukje atë çka është e qartë dhe kjo I bën të papërshtatshëm për të qënë liderat e një projekti. Duke qënë se janë shumë të tërhequr nga shkenca apo teknologjia, një nga punët më të mira për ta është programimi. Gjithashtu ata mund të gjejnë veten në grafik dizajn apo fotografi.

Peshqit

Peshqit janë një nga shenjat më fleksibël përsa I përket punës. Ata përqëndrohen tek fakti që duhet t’iu tregojnë të tjerve se janë të aftë dhe e meritojnë pozocionin që kanë. Janë persona me shumë intuit dhe pëlqejnë shumë mjekësinë dhe artin. Çdo gjë që ka të bëjë me përkujdesjen ndaj të tjerve është një punë e mirë për ta.

Burimi: Bustle

Author: Portali