Nëse je fans i Shën Valentinit dhe nuk bën pjesë në grupin (ne festë e kemi çdo ditë), atëherë je në vendin e duhur. Edhe pse në kushte të vështira këtë vitm mund të organizosh diçka. Madje bazuar në shenjën e horoskopit të partnerit dhe në këtë mënyrë surpriza do ia vlejë.
Nëse ai ose ajo është Dash, koktej në perëndim
Dashi është një shenjë zjarri për të cilin dielli është një burim energjie. Ulur në ballkon, kopsht, apo edhe në dritaren e dhomës së gjumit teksa shikoni se si perëndon dielli (gjejeni fiks orën kur perëndon në 14 shkurt), me disa kokteje do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të bëheni më romantikë se kurrë.
Nëse ai ose ajo është Dem, provoni një piknik
Demi e do ushqimin. Sigurohuni që t’u kërkoni atyre një listë të ushqimeve të preferuara për piknik; më besoni, e kanë një të tillë. Hapni një batanije festive qoftë edhe në dyshemenë e sallonit (nëse jeni në izolim), hapni televizorin dhe filloni festën. Seksi përfshihen në menu.
Nëse ai ose ajo është Binjak, shikoni një film
Kokoshkat dhe një film në mbrëmje janë festa e Binjakëve.
Nëse ai ose ajo është Gaforre, mbrëmje kujtimesh
Organizo një mbrëmje kujtimesh. Mos u merr shumë se me siguri ai ose ajo është duke organizuar diçka. Ti mjafton të kesh këtë idenë e të rikujtuarit të momenteve tuaja.
Nëse ai ose ajo është Luan, organizo një natë karaoke
Luanët duan të interpretojnë, madje edhe ata më të qetët, dhe këngën e vallëzimin e kanë në gjak.
Nëse ai ose ajo është Virgjëreshë, një natë me lojëra
Drejtuar nga Mërkuri, Virgjëreshat i duan shumë lojërat. Ata janë kureshtarë, konkurrues, të zgjuar dhe dinak kur luajnë dhe do të entuziazmohen nëse i befasoni me një pako lojërash të reja për të rritur (të hulumtuar mirë) për të provuar, së bashku me snacks dhe pije.
Nëse ai ose ajo është Peshore, krijo një Spa në kushte shtëpie
Peshoret duan të përkëdhelen dhe të zbukurohen. Kaq mjafton për të organizuar gjithçka.
Nëse ai ose ajo është Akrep, do vetëm masazh
Seksi nuk është kurrë larg mendjes së Akrepit dhe masazhi sinjalizon menjëherë se nuk do të ketë shumë kohë për të pritur fillimin e veprimit. Por kujt nuk i pëlqen masazhi në fakt?
Nëse ai ose ajo është Shigjetari, ndizni skarën në kopsht
Shigjetarët e duan bukurinë e natyrës. Ndizni pak zjarr, gatuani pak ushqim, pak verë të ngrohtë dhe asgjë më shumë.
Nëse ai ose ajo është Bricjapi, krijoni një tabelë kujtimesh
Mblidhni çdo gjë që ju kujton njëri-tjetrin. Mblidhni sa më shumë foto, dhurata, bileta kinemaje dhe romanticiteti do t`ju pushtojë.
Nëse ai ose ajo është Ujori, shndërroje shtëpinë në restorantin tënd të preferuar
Ujori është mjaft i përqendruar në detyra dhe krijues, kështu që të bësh diçka praktike dhe të prekshme do t’i bëjë ata të interesohen dhe të angazhohen më shumë. Krijoni në shtëpi restorantin tuaj të preferuar. Nëse keni fëmijë, mbase ata mund të jenë kamerierët tuaj.
Nëse ai ose ajo është Peshqit, pikturoni njëri-tjetrin ose bëni poezi
Peshqit janë të butë dhe krijues, dhe vdesin të bëjnë diçka artistike.