Ndërpritet për pak minuta raportimi direkt, gazetari rikthehet dhe zbulon se viktima e aksidentit ishte i biri…

Dita e djeshme nisi si çdo ditë tjetër për gazetarin Carlos Alberto Baldassari, teksa shkoi si gjithmonë në terren për të raportuar nga vendi i ngjarjes. Ai nuk dinte se do të përballej me një tragjedi.

 

Ai po raportonte për një aksident të rëndë në Rodovia Antônio Machado Sant’Anna, ku një makinë u përplas me një kamion. Gjatë transemtimit direkt, gazetari zbuloi se viktima ishte djali i tij.

 

Gazetari ishte në transmetim Live në faqen e tij në Facebook dhe teksa afrohej në vendin e ngjarjes, zbuloi se makina e përfshirë në aksident ishte e të birit 31-vjeçar, Tiago Cequeto Baldassari.

 

Në atë moment ai ndërpreu transmetimin. Por pavarësisht tronditjes së thellë, gazetari arriti të kryente punën e tij duke rinisur transmetimin live dhe konfirmoi se viktima ishte djali i tij, që zakonisht e ndihmonte në  prezantimet e disa programeve në kanalin brazilian Balda News.

 

“Kjo është jeta e një gazetari, shumë njerëz ndoshta nuk e kuptojnë këtë që po përjetoj këtu në autostradë. Aty është makina që u përfshi në aksident, trupi i viktimës tashmë është hequr. Kamioni ka ndaluar rreth 100 metra anash rrugës. Prisni se tani do iu them kush është drejtuesi i mjetit që humbi jetën. Është djali im Tiago, sot erdha këtu për të raportuar lajmin dhe kur mbërrita… kuptova që ishte djali im. Fatkeqësisht në këtë botë që po jetojmë me lajme, ra momente që shkojmë për të pasqyruar ngjarjen dhe zbulojmë se janë familjarët tanë të përfshirë. Fatkeqësisht sot ishte djali im”, tha ai.

Author: portali