“Në Big Brother nuk dukeshe kështu”- Ndjekësit shpërthejnë ndaj Arjola Demirit për përdorimin e fotoshopit: Të pamë si je në të vërtetë

Aktorja e humorit, Arjola Demiri është përballur me disa kritika së fundmi nga ndjekësit e saj të Instagramit, pas disa fotove joshëse që ka postuar.

E veshur me një veshje me shkëlqim në ngjyrë jeshile, dhe me grim profesional, aktorja mori mjaft pëlqime por edhe komente. Ajo që vihet re është se janë të shumtë ndjekësit që ekanë kritikuar për përdorimin e fotoshopit apo aplikacioneve të tjera, që modifikojnë fotot.

 

Disa nga komentet e ndjekësve:

 

“Sa shumë filtra përdorni”

 

“Botoks i gjallë dhe photoshop”

 

“Nëse sdo të njihja, kisha besuar se je e bukur, por të njohim”

 

Ndër komente vihen re edhe personat që rikujtojnë eksperiecën e saj në “Big Brother Vip”, ku ajo ishte e monitoruar 24 orë nga kamerat. Në këtë mënyrë fansat kishin mundësinë ta shikonin aktoren në të gjitha gjendjet e saj, me dhe pa make up apo fustane.

 

Disa nga komentet:

 

“Në Big nuk dukeshe kshu”

 

“Çfarë ndryshimi, bravo, bravo photoshopi”

 

“Të rëntë Face App moj Arjola se të pamë në Big Brother si je në të vërtetë”

 

“Kur u dobësua kaq shpejt”, “Atë mendova edhe unë shumë fotoshop po bëjnë”

Author: portali