Cindy Marina ka ardhur në një rrëfim ndryshe për moderatoren Çenkuela Hasa. Për herë të parë ajo zbuloi për ekranin e News24 se si ishte njohur me Genarin, djalin e Jozefina Topallit me të cilin është në një lidhje prej disa kohësh.
“Ne jemi njohur rastësisht në plazh, ashtu filloi lidhja. Rrinim bashkë, luanim beach volleyball, ma mbushi mendjen me këtë. Si duket e dinte pikën time të dobët, dhe kështu nisi”, u shpreh Sindi.
Moderatorja: Çfarë të pëlqeu më shumë te ai?
Cindy Marina: Shumë gjëra në fakt, është shumë i sjellshëm. Kur rri me të kënaqem, me batutat e tij. Njerëzit ndoshta nuk e dinë, se po ta shohin në rrugë u duket serioz dhe serioz është, por ai ka dhe humor, është shumë tip. Ka shumë karakteristika që më pëlqejnë te ai. Mami im e ka marrë vesh e para nga të gjithë dhe ka qenë shume suportuese.