
Sabiani ishte një prej konkurentëve më të komentuar të këtij Big Brotheri, edhe pse u largua nga shtëpia më e famshme e këtyre muajve, në një pjesë kur loja ishte ende në mesin e saj.
Pas daljes nga “BBV”, Sabiani është plotësisht në mbështetje të Ilirit, mikut të tij më të mirë gjatë kësaj eksperience.
Edhe jeta private e Sabianit u vendos në fokus të mediave rozë, pasi ai për shumë vite kishte mbajtur disi të fshehtë faktin që kishte një djalë të vogël, nga martesa e dytë e tij.
Së fundi ai ka postuar një foto përkrah partneres, me të cilën ka edhe djalin, Emes.
Sabiani ka treguar se i vlerëson nënat e dy fëmijëve të tij, që kanë qenë heroina, dhe janë kujdesur për mirërritjen e tyre./noa.al/Shqiperiaime.com.al