Në pritje të ëmbël për herë të parë? Zbulohet si qëndron e vërteta e shtatzanisë së moderatores shqiptare

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Orinda Huta është në pritje të fëmijës së saj të parë. Së fundmi ajo është përfolur për një shtatzani të mundshme dhe shkak u bënë disa foto me veshje të gjera që ka publikuar kohët e fundit.

Orinda publikoi një fotografi ku shihej e përqafuar me Turjan Hyskon. Dyshimet lindën gjithashtu dhe nga komentet e bëra në postim. Ishte Xhemi Shehu e cila la tre zemra si koment, detaj që për fansat tregonte se përfaqësojnë çiftin dhe bebushin. Dhe Marsela Lati komentoi tre zemra, njëra prej të cilave në ngjyrë rozë.

Burime pranë këngëtares kanë konfirmuar për “Prive” se ajo është në muajt e parë të pritjes së ëmbël./korrieri.al

Author: Portali