Në punë favorizohen ndryshimet, por të martën bëni kujdes/ Horoskopi i plotë javor, 12-19 Shtator 2022





Dashi

Venusi do ua mbrojë jetën gjatë gjithë kësaj jave dhe do ju ndihmojë të realizoni të gjitha objektivat. Nëse keni një lidhje Marsi do jetë ai që do ua mbroje në çdo moment atë. Priten vetëm momente të bukura dhe tejet emocionuese, kështu që mos u shqetësoni. Ju beqarët do jeni shumë të izoluar dhe kjo nuk do iu lejojë të keni njohje të reja. Nuk do jetë periudhe me fat për ju. Buxheti nuk do jetë aspak i keq. Do jeni të kujdesshëm me shpenzimet që do kryeni dhe do i menaxhoni me maturi paratë që do ju mbeten. Shëndeti do jetë disi më i mirë se më parë. Kujdesi që keni treguar kohët e fundit do japë rezultatet e veta. Në punë duhet t’i hidhni hapat me qetësi dhe maturi, pasi po nxituat situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Demi

Falë komunikimit dhe largpamësisë, këtë javë do arrini gjithçka që doni. Do jeni edhe këmbëngulës dhe të organizuar. Për ju të dashuruarit pasioni do rikthehet fuqishëm dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se kurrë ndonjëherë më parë. Çdo ditë do jetë plot ngjyra të veçanta. Ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk do e gjeni personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëni për asnjë arsye. Sipas Dritare.net, buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, të kripurat dhe pikantet. Në punë do jeni profesioniste dhe do arrini akoma më lart nga sa e kishit programuar.

Binjakët

Hëna do ju bëjë të reflektoni më shumë gjatë kësaj jave për nevojat, frikërat dhe punët që doni të mbaroni. Nëse keni një lidhje Saturni do ndikojë pozitivisht në jetën tuaj. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje do jeni më të qetë. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërhiqni pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe nëse keni pasur probleme të ndryshme do ndiheni shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashkë në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.

Gaforrja

Gjatë kësaj jave do gjeni zgjidhje për çdo gjë dhe do ndiheni shumë më mirë se më parë. Do shpreheni edhe me lirshëm. Nëse keni një lidhje do kaloni ditë të mbushura me çaste të lumtura dhe me gëzim të paanë. Qetësia, harmonia dhe besimi tek njëri-tjetri do jenë pikat më të forta tuajat. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.

Luani

Nëse nuk reflektoni gjatë kësaj jave dhe nëse bëni çfarë do ju thonë të tjerët, keni për të gabuar rëndë. Ambienti për ju të dashuruarit do jetë shumë i këndshëm. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të pafundme. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do rendni me sy mbyllur drejt çdo personi. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund të ketë goxha tronditje. Nuk do jeni të zotët ta kontrolloni veten dhe të ulni shpenzimet. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe nuk do prekeni aspak nga virozat e stinës. Në punë duhet të bëni më shumë durim dhe nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht.

Virgjëresha

Gjatë kësaj jave do dini në çfarë drejtimi të ecni dhe nuk keni për të bërë asnjë lloj gabimi. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë fantastike. Do vendosni data për fejesa, martesa apo edhe diçka tjetër serioze. Më e rëndësishmja është që do përjetoni emocione mjaft pozitive. Ju beqarët që nuk besoni në dashuri me shikim të parë do surprizoheni pa masë. Gjithçka për ju d ndryshojë njëherë e mirë. Në planin financiar duhet t’i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i latë pas dore situata mund t’iu ndërlikohet edhe më tepër. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe do arrini majat.

Peshorja

Urani do ju nxjerrë nga rutina ku keni rënë gjatë kësaj jave. Çdo ditë ka për të qenë më e veçantë. Nëse keni një lidhje kjo periudhë nuk do fillojë shumë mirë. Shpesh do ndiheni konfuzë dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Vetëm pas të premtes situata do normalizohet. Ju beqarët duhet të tregoheni sa më realistë dhe nuk duhet të kërkoni gjëra të pamundura. Saturni do ju ndihmojë të ruani ekuilibrin në planin financiar. Do ecni me llogari dhe kjo do i mbajë larg problemet. Shëndeti do jetë i mirë. Edhe nëse keni qenë me grip apo keni pasur shqetësime të ndryshme, do ndiheni disi më të qetë. Në punë do keni pengesa të njëpasnjëshme dhe me zor do i arrini objektivat që i kishit vënë vetes.

Akrepi

Do jeni më shprehës gjatë kësaj jave dhe do thoni çdo gjë që do mendoni. Ju që keni një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin tuaj për disa çështje mjaft delikate. Mund të ngrini edhe zërin e mund të debatoni, por në fund do merrni vendimet e duhura. Nëse jeni beqarë duhet të bëni durim dhe nuk duhet të nxitohen për asnjë lloj arsyeja. Gjërat më të bukura ndodhin në kohën e duhur. Buxheti do ketë përmirësime të vogla, por që do ju hyjnë në pune. Shëndeti do jetë i mirë. Nuk do vuani nga asnjë lloj sëmundje dhe do jeni më në formë. Nëse keni kaluar një infeksion para disa kohesh do pastroheni tërësisht. Në sektorin profesional, Marsi do iu nxitë të jeni më ambiciozë dhe të bëni çdo gjë për ta arritur atë që dëshironi. Vazhdoni përpjekjet sa të mundni.




Shigjetari

Do keni shumë fat gjatë kësaj jave dhe arritjet do ju inkurajojnë për të hedhur edhe hapa të tjera më vonë. Venusi, perëndesha e dashurisë do iu vizitojë ju të dashuruarve. Gjërat mes jush dhe partnerit kanë për të ecur më mirë dhe pasioni ka gjase të shtohet. Ju beqarët gjithashtu do ndiheni të lumtur pasi që ditët e para do vendosni të filloni një lidhje me personin që e keni njohur para disa kohësh. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm edhe sikur gjendja të jetë e mirë. Po filluan problemet situata mund të marrë shpejt tatëpjetën. Gjendja shëndetësore ka për të qenë shumë herë më e mirë se një javë më parë. Do ndiheni energjikë. Në punë do jeni luftarakë dhe mjaft elokuentë. Çdo gjë që keni dashur do e arrini.

Bricjapi

Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë gjatë kësaj dite duhet t’i tregoni synimet tuaja dhe të bëni përpjekje për të arritur atë që doni. Nëse keni një lidhje mos u tregoni të padrejtë me partnerin tuaj sepse ka rrezik që ta largoni atë nga vetja. Mundohuni nga ana tjetër të ruani qetësinë dhe të bëni pak më tepër lëshime. Ju beqarët do keni ditë pozitive dhe nga mesi i javës mund të takoni edhe persona interesantë. Në planin financiar do ketë veçse përmirësim të situatës dhe do arrini t’i kryeni disa shpenzime më tepër nga zakonisht. Shëndeti nuk do jetë në formën më të mirë, sidomos nëse kohët e fundit keni mbajtur dieta ekstreme. Në punë do merrni promocione për shkak të arritjeve që keni pasur. Shefat do ju shprehin se ndihen të privilegjuar që ju kanë në stafin e tyre.

Ujori

Këtë javë do jeni shumë të ndërgjegjshëm për të gjitha gabimet e bëra dhe do mundoheni t’i ndreqni të gjitha. Ju të dashuruarit nuk duhet të bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Beqaret nuk do mendojnë shume për jetën sentimentale sepse do jene te zënë me pune dhe angazhime të tjera. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, probleme me stomakun dhe me muskujt. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.

Peshqit

Shumë persona do mundohen t’ua prishin harmoninë gjatë kësaj jave dhe do ju futin në probleme serioze. Tregohuni të kujdesshëm. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të përgjegjshëm gjatë kësaj jave dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Kujdes edhe nga disa provokime të partnerit. Ju beqarët do keni një periudhë të mbushur me njohje të reja, por nuk do preferoni ende të hidhni hapa. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll pasi shumë shpejt do keni nevojë jetike për para. Për shëndetin do kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e stabilizuar. Në punë nuk do jeni shumë energjikë ditët e para të javës, por pas të enjtes shumë gjëra do ndryshojnë. Mos u dorëzoni lehtësisht.

Author: admin