Nëse doni lidhje serioze, hiqni dorë nga këto 4 shenja horoskopi!

Disa njerëz, ëndërrojnë të takojnë dashurinë e jetës, të krijojnë një lidhje serioze me ta dhe të jetojnë përgjithmonë të lumtur. Por, ekziston edhe një grup tjetër njerëzish, që nuk janë të lindur për të qenë kaq tradicionale kur vjen puna tek lidhjet dhe fajin për këtë e kanë sërish “yjet”!

Ju me këtë i referoheni lidhjeve të hapura, poligame apo diçka e tillë, por jo. Disa personalitete njerëzish thjesht vlerësojnë më shumë lirinë e tyre dhe s’bëjnë kompromise të tilla.

1. Binjakët

Binjakët, ndryshe nga Gaforret ose Bricjapët janë më të prirur për të patur një marrëdhënie jo tradicionale. Kjo, sepse ata janë kaq të dhënë pas njohjeve të reja, pas bisedave interesante sa shpesh harrojnë që kanë lënë të takohen me partnerët e tyre apo t’u përgjigjen në telefon. Ata nuk janë njerëzit më të përshtatshëm për t’ju dedikuar gjithë kohës vetëm partnerit dhe kjo bie ndesh, nëse qëllimi juaj është diçka tjetër.

2. Shigjetari

Disa njerëz vdesin të dinë se janë të aftë për të pasur gjithnjë dikë krah tyre, por kjo s’vlen për një Shigjetar, i cili e dashuron lirinë. Kjo shenjë përkushtohet totalisht në hapat e parë të lidhjes, por kur kjo periudhë të ketë kaluar, bëhuni gati të gjeni dikë tjetër. Një Shigjetar ka gjithmonë një sy bredharak dhe s’do t’i kursej vetes asnjë flirt. Prandaj një partner që pranon poligaminë është i duhuri për të.

3. Ujori

Ata janë politikanë të lindur dhe do të thonë gjithmonë atë që ti do të dëgjosh. Pas kësaj, ata vazhdojnë programin që kanë nisur. Kur marrëdhënia bëhet e parashikueshme, Ujorët mërziten shpejt. Ky është flamur i kuq për këdo që do një lidhje të gjatë.

4. Peshqit

Disa njerëz janë të vendosur dhe s’e kanë problem t’i përkushtohen vetëm 1 njeriu të vetëm. Kurse Peshqit, ëndërrimtarët e zodiakut mund të ndërrojnë mendje nga momenti në moment. Pas pak kohësh, ata do të duan diçka tjetër për t’u arratisur. Mos harroni, janë gjithashtu shumë mendjehapur!

Author: Portali