Nëse durimi juaj ka arritur kufijtë, bëni gjithçka për të…!/ Horoskopi për ditën e enjte, 29 dhjetor 2022

Dashi

Përqëndrimi në një drejtim të ri do të jetë shumë argëtues. Kur hasni vështirësi, e lini menjëherë mënjanë krenarinë dhe kërkoni ndihmë. Qëndrimi juaj i përulur bën që të fitoni respektin e të tjerëve. Gatishmëria që keni për të mësuar më shumë, ju hap dyer. Drejt jush do të vijnë mundësi të ndryshme për të udhëtuar. Nëse gjithnjë e  keni dashur një diplomë, aplikoni në programet akademike që ju nxisin për të mësuar.




Demi

Do të keni mundësinë të zgjeroni aftësitë tuaja. Edhe pse kjo do t?ju marrë shumë kohë, do t?ia vlejë. Paratë e ardhura nga një trashëgimimi, mund t?ju japin më shumë siguri dhe liri në punë. Në vend që të keni stresin e pagimit të faturave, këtë herë do të keni mundësinë të bëni ato që doni.

Binjakët

Nuk ju kushton asgjë të jeni të sjellshëm. Nëse durimi juaj ka arritur kufijtë, bëni gjithçka për të vendosur ekuilibrat. Mund ta bëni këtë duke lexuar, dëgjuar muzikë apo duke komunikuar me natyrën. Bujaria juaj do të paguhet. Diksuh që e vlerëson mirësinë tuaj, do t?ju japë një shpërblim të bukur. Jini të hapur ndaj propsperitetit sepse po vjen drejt jush.

Gaforrja

Ndihmojeni një të afërm me problemet fiunanciare ose jepuni drejtim gabimeve të tij të vazhdueshme. Megjithatë nuk keni pse të ndiheni fajtor se nuk pranoni të jepni një ndihmë. Llastojeni veten me një vakt të shijshëm, parfum të ri apo me një buqetë me lule. Kur investoni në lumturinë tuaj, problemet bëhen më të lehta për t?u përballuar.




Luani

Nuk do të jeni aq entuziastë për një propozim që do t?ju bëhet. Ngurrimi i të tjerëve për të marrë përsipër rreziqe, ju prish ekuilibrat. Në vend që të nisni një projekt vetëm, prisni derisa opinion publik të ndryshojë. Qëndrimi optimist do t?ju lehtësojë punë. Nëse jeni vetëm, do të gjeni dashurinë tek dikush që ka sy vetëm për ju. Nëse jeni në një marrëdhënie, mos u habisni kur partneri t?ju surprizojë me një dhuratë.

Virgjeresha

Jeni të shqetësuar për shpenzimin e parave. Mos harroni se paratë vijnë dhe ikin. Nuk duhet të ngurroni për të blerë diçka që ju nevojitet. Në vend që të shqetësoheni për koston, shijojeni këtë blerje. Lumturia e tërheq fatin si me magnet. Nëse e keni të vështirë të gëzoheni, risillni kujtime të këndshme nga fëmijëria. Kur ndiheni mirë, e mira troket tek ju. Ky është ligji i pashkruar i Universit.

Peshorja

Kurrë mos kini frikë nga dështimi. Kurrë mos reshtni së përpjekuri. Të tjerët mund të qeshin, por durimi dhe këmbëngulja juaj do të paguhen. Këshillohet një udhëtim i shkurtër për kënaqësi. Vizitoni një qytet të afërt me aromë të huaj. Pasi të ktheheni, do të ndiheni sikur keni udhëtuar nëpër botë.




Akrepi

Lavdëroni dhe inkurajoni veten. Bëni mirë të jeni ju edhe kritikuesi i vetes. Nëse e trajtoni veten me dashamirësi, dashuri dhe dhembshuri, do të arrini lartësitë që gjithmonë keni ëndërruar. Është më e lehtë për ju të ndiqni zemrën kur doni dhe vlerësoni veten. Mundësia për të rritur të ardhurat tuaja do të vijë papritur. Nëse punoni për një agjenci qeveritare, universitet ose spital do të jetë shumë fitimprurës. Jo vetëm që paga do të jetë e shkëlqyer, por edhe përfitimet do të jenë të rëndësishme.

Shigjetari

Kur dikush ju sfidon, pranojeni me lehtësi. Nuk do të bëni shumë përparim me përpjekjen e parë, por do të fitoni përvojë të vlefshme. Konkurset janë përvoja të vlefshme mësimore. Ata zbulojnë atë që bëni më mirë dhe ku duhet të përmirësoheni. Të tjerët kanë dëshirë t?ju kenë në shoqërinë e tyre. Kurrë mos e nënvlerësoni rëndësinë e lidhjeve të mira.




Bricjapi

Të tjerët nuk pajtohen me shqetësimet tuaja. Në vend që të mbroheni, mbani një heshtje dinjitoze. Me kalimin e kohës, ankthet tuaja do të justifikohen. Do të arrini të zgjidhni problemet. Mos harroni t?u vini një tarifë të mirë shërbimeve tuaja. Ju e thithni atmosferën si sfungjer ndaj e keni të rëndësishme të rrethoheni nga persona optimisë. Jeni edhe më tërheqës kur ndiheni mirë më botën.

Ujori

Ndjekja e një kursi do të t?ju ndihmoijë të merrni një punë fitmiprurëse në një fushë të rëndësishme. Një ëndërr e dashur  për ju, ka shumë mundësi të realizohet. Përdorini njohuritë dhe përvojën tuaj për të fituar lirinë që kërkoni. Drejtimi i biznesit, do të jetë një veprimtari mjaft emocionuese




Peshqit

Ju jeni edhe më intuitive se zakonisht. Thërrisni një mik që ka qenë në mendjen tuaj për disa kohë. Ata kanë disa lajme të rëndësishme për të ndarë. Nëse keni menduar për dikë që ka vdekur, merrni pak çaste për të shkruar një letër për ta. Kjo është një mënyrë e fuqishme për t’u lidhur me dhuratat që ju kanë dhënë. Ju jeni akuzuar shpesh se jeni ëndërrimtar e sikur kjo të ishte një gjë e tmerrshme. Çlirimi prej botës materiale dhe përkulja në atë shpirtërore do t`ju përmbushë.

Author: admin