Nëse i luani mirë letrat, do të arrini të…!/ Horoskopi i Meri Shehut 21 nëntor 2022

Dashi

Mbajeni për vete një projekt krijues sepse nëse do të tregonit fazat e hershme të punës suaj, do të bënit shumë gabim. Kjo sepse gjëja e fundit që do të donit është të dekurajoheshit nga një kritik. Ndërshmëria që ju karakterizon, ju bën një person të respektuar në botën e biznesit. Nëse ndonjëherë ke dashur të jesh bosi i vetes, do ta kesh të lehtë të mbledhësh fuqi punëtore të talentuar.




Demi

Duke punuar me një ekip artistësh, do t?ju ndihmojë të përparoni. Jeni mësuar t?i mbaroni gjërat kur keni kohë, por tani keni një afat të caktuar.  Edhe pse nuk e përthithni shpejt informacionin, nuk e harroni lehtë atë që keni mësuar. Nëse nisni një kurs studimi, do të ngjiteni disa shkallë.

Binjakët

Keni konkurencë të ashpër për një punë ndaj mos hezitoni të tregoni shkathtësinë tuaj. Aftësia që keni për të menaxhuar shumë detyra, do të bëjë të jeni i përshtatshëm për atë pozicion.

Do t’ju kërkohet të merrni përgjegjësinë për çështjet financiare të dikujt. Transparenca është sekreti i suksesit tuaj. Sa herë që dikush ka një pyetje në lidhje me vendimet tuaja,  keni dokumentet që ju mbështesin arsyetimin .

Gaforrja

Do të jeni mjaft entuziast për punën me një instruktor sepse do ta shihni më tepër si argëtim sesa punë. Nëse i luani mirë letrat, do të arrini goxha. Edhe pse keni aftësi të shkëlqyera ndërpersonale, ju mungon eksperienca për të menaxhuar një projekt  në terren. Bashkohuni me një ekspert të kalitur sepse që  të dy do të përfitoni nga kjo aleancë.

Luani

Nuk i përmbani dot dëshirat tuaja sensuale. Shfrytëzojeni këtë për një takim pasionant apo një trajtim luksoz. Kujdesi ndaj vetes do t?ju bëjë më tërheqës. Jini sa më preçiz me një projekt të kërkuar. Performanca juaj e përkryer do të tërheqë detyra më të mëdha dhe më të mira.




Virgjeresha

Nëse  jeni në kërkim të dashurisë, lëvizni. Nëse takoni dikë interesant, lërini takim.  Duke marrë iniciativa edhe besimi juaj në vetvete do të rritet. Pak persona mund t?i rezistojnë hijeshisë suaj. Zhvillimi i aftësive tuaja krijuese do të shpërblehet. Madje do të mund ta shisni punën me një dorë të mirë fitimi.

Peshorja

Zgjidhni një sport ose stërvitje që përfshin saktësinë, do  tërhiqni shumë shikime admiruese. Nëse jeni vetëm, nuk do të zgjasë shumë. Mendimet tuaja gjithmonë vlerësohen dhe kanë ndikim mjaft pozitiv tek personat që ju rrethojnë.

Akrepi

Do të jetë mjaft emocionuese përfshirja në një romancë. Nuk je tipi i personit që shijon lidhjet e zbehta. Kur dashuroheni, bëheni njësh me partnerin. Nëse jeni vetëm, dikush kërkon t?ju njohë. Së bashku,  do të ndërtoni një jetë që është emocionalisht dhe fizikisht e kënaqshme.




Shigjetari

Nëse ndonjëherë keni dashur të keni shtëpinë tuaj, keni shansin për ta bërë këtë. Disiplina dhe puna e madhe më në fund janë paguar. Nëse dikur blerja e një pasurie te patundshme ngjallte frikë, sot të ardhurat tuaja janë stabilizuar dhe ju lejojnë të bëni plane afatgjata.

Bricjapi

Pjesëmarrja në një organizatë politike, grup shoqëror ose debat do të japë kënaqësinë intelektuale që dëshiron. Është argëtuese të shkëmbesh argumente të nxehta. Do të krijoni  dhe miq të mirë. Kini kujdes sepse gatimshmëria që tregoni për të marrë rreziqe, kushton.  Në vend që të ndani sukseset tuaja me dikë tjetër, tregohuni të gatshëm të nisni një biznes apo të ndihmoni personat në nevojë.

Ujori

Gabimi që po bëni është që po lini punën  mënjanë për hir të artit. Punët e mërzitshme, mund t?i rifilloni më vonë. Lëreni frymëzimin që të udhëheqë ditën tuaj. Gatishmëria juaj për ta bërë botën një vend më të mirë, bën t?ju admirojnë të gjithë ata që ju takojnë. Në vend që ta ankoheni, gjeni mënyra për të regulluar problemet. Mbill pemë, ndihmo të pastrehët, lexo sepse janë aktivitete që të rigjenerojnë.




Peshqit

Një nga aftësitë tuaja është gjetja e mënyrave për të shprehur veten. Jeni bekuar me shumë talente krijuese. Nëse nuk ushtroheni artistikisht, bëheni të zymtë. Njerëzit pëlqejnë të punojnë me ju sepse keni aftësinë që ta bëni çdokënd të ndihet i vlefshëm.

Author: admin