Nëse kuptoni se dikush ka ndjenja për ju, bëjni ju..!/ Horoskopi për ditën e premte, 2 dhjetor 2022

Dashi

Një admirues sekret ka dalë nga hija. Nëse ia ktheni ndjenjat, tregohuni të sinqertë sepse nëse do të luani,  vetëm sa do të vononi lumturinë tuaj.  Keni vendosur të jeni indiferent ndaj kësaj dashurie? Bëjani të qartë se nuk keni ndërmend të përfshiheni. Largimi nga një situatë e sforcuar, do të jetë çliruese. Kur t?i jepni fund me dikë, do të jeni gati për një fillim të ri në një fushë tjetër të jetës. Kjo do t?ju transformojë personalisht.




Demi

Për ju,të bini në dashuri është aq e lehtë sa vetë frymëmarrja. Tërhiqeni ndaj personave misteriozë. Karizma e tyre e fuqishme, e kombinuar me natyrën tuaj sensuale, do të hapë rrugën për një marrëdhënie pasionante. Keni një partner? Gëzojuni romanticitetit. Të ndërtoni kështjella në rërë, për ju është çlirim. Keni tendencën t?i lini pas dore punët e përditshme. Sforcohuni t?i mbaroni ato.

Binjakët

Ju përballeni me një zgjedhje emocionuese rreth punës. Nëse ju ofrohen disa punë, zgjidhni atë që ju përgjigjet dëshirave tuaja të përzemërta. Mund të mos paguheni shumë mirë, por do të ngriheni shpejt në detyrë. Kur bëni atë që doni, paratë vijnë vetë. Shfletimi i fotove të vjetra do t?ju fusë në botën e mallëngjimit duke ju risjellë në mendje kujtime të fuqishme. Po filloni ta shikoni të kaluarën në një mënyrë tjetër.

Gaforrja

Besojini intuitës  sa i përket një çështjeje romantike. Nëse kuptoni se dikush ka ndjenja për ju, bëjni ju lëvizjen e parë. Ata mund të jenë shumë të turpshëm për t?ju lënë të kuptoni ndjejat e tyre. Nëse doni të realizoni një qëllim, duhet të rrezikoni.  Mos hezitoni të aplikoni për një punë që ju tërheq. Është koha të sfidoni edhe të panjohurën.




Luani

Po mësoni të përshtateni me disa ndryshime të mëdha. Të jetoni me të kaluarën është thjesht humbje kohe. Përdorni fuqinë e momentit për të arritur atë që doni. Mbajini sytë hapur  nga të papritura të fshehta. Tani e dini se çfarë doni dhe përqëndroheni më shumë në ëndrrat tuaja. Zëreni se keni sigurinë dhe dashurinë që dëshironi. Nëse e imagjinoni, do ta arrini.

Peshorja

Është kritike për suksesin tuaj, nëse luani sipas rregullave. Kur eprori sheh se  bindeni, mund t?ju japë më shumë liri. Po përjetoni një periudhë prove. Një miqësi e ngushtë do t?ju japë forcën për të shkuar drejt një ndryshimi pozitiv. Mund të dilni nga një marrëdhënie toksike apo të lini një zakon të keq. Gjëja më e rëndësishme për tani, është të pushoni.

Akrepi

Jeni gati për një fillim të ri. Ndryshimi i imazhit tuaj do të jetë çlirues. Edhe me diçka të thjeshtë si prerja e flokëve. Bëni gjithçka që ju bën të ndiheni mirë. Kujdesi ndaj të tjerëve ka qenë gjithmonë specialiteti juaj dhe tani është koha të kujdeseni më shumë për veten. Bëni një udhëtim vetëm sepse këtë e keni menduar shpesh. Pak pushim do të jetë vërtet terapeutik.

Shigjetari

Bëni mirë që imagjinatën ta konkretizoni në një projekt. Ju pëlqen t?u jepni sërish jetë artikujve që i keni hedhur mënjanë. Ky hob mund të kthehet në një biznes mjaft fitimprurës. Vlerësimi juaj ndaj artit dhe muzikës është gjithmonë pozitiv ndaj nëse po mendoni të merrni bileta për një koncert apo shfaqje, bëjeni. Prezantojeni veten tek dikush që e keni admiruar gjithmonë.




Bricjapi

Nëse ju dalin pengesa, mos u bëni viktimë e dëshpërimit. Trajtojeni situatën në atë mënyrë që të gjeni mundësinë për ta korrigjuar veten. Një ëndërr që e doni shumë është ende e realizueshme. Kur rrisni besimin tuaj ndaj universit, do të merrni shpërblime të jashtëzakonshme. Besojini intuitës. Propozoni një bashkëpunim krijues.  Ju mund të merreni me reklamimin ndërsa partneri financon. Bashkë do të jeni një dyshe e suksesshme. Ky është vetëm fillimi i një miqësie të bukur.

Ujori

Nëse nuk jeni të kënaqur me punën aktuale, provoni diçka tjetër. Duke punuar me një kompani të respektuar, që i trajton mirë punonjësit, do t?i bëni mirë vetes. Familja juaj po kalon disa ndryshime emocionuese. Një angazhim, martesë, diplomim apo shtatzëni është shkak për festim. Keni dëshirë të organizoni një festë ku do t?i bashkoni të gjithë. Gjërat rastësore janë më argëtuese.




Peshqit

Pasuria është rrugës. Kjo është një kohë e mrekullueshme për  ndërvepruar me të panjohurën. Të vizitoni një vend të mistershëm, do t?i jepte jetë imagjiatës tuaj. Mos u habisni nëse frymëzoheni më pas për të shkruar apo kompozuar. Një dëshirë e çmuar do të përmbushet nëse e imagjinoni veten duke e realizuar. Kur gjeneroni  gëzim dhe lumturi, atë tërhiqni.

Author: admin