Nëse ndiheni të lënë pas dore nga miqtë, do të jetë një periudhë e mirë për të…!/ Horoskopi i Paolo Fox 4 mars 2023

Dashi

Po mendoni për imazhin tuaj. Në të shkuarën, nuk e kishit problem t?i hynit stuhisë mes për mes. Por ky ritëm i furishëm ju ka marrë gjithë energjitë. Qetësohuni dhe merruni erë luleve. Nëse jeni veshur në një mnëyrë që tërheq vëmendjen, përpiquni të balanconi look-un tuaj. Nuk ka pse ndryshoni gjithë gardërobën. Përkohësisht mbështetuni tek disa zgjedhje më konservatore, ndërsa bëni plane për të ardhmen.




Demi

Nuk është koha për të marrë vendime finale. Informacioni që ju po kërkoni është ende eksluziv. Do të duhet të mbështeteni tek intuita që do të shërbejë si guida juaj. Do të jetë e vështirë për një person praktik si ju. Ju zakonisht ju besoni fakteve dhe shifrave, jo hamendjeve. Trajtojeni këtë situatë si përvojë mësimi. Sa më shumë t?i dëgjoni instiktet tuaja, aq më të fortë do të bëheni. Kjo do t?ju bëjë më të lirë dhe spontan në marrëdhëniet tuaja. Gjithashtu do t?ju japë dhuntive tuaja një hov të mrekullueshëm.

Binjakët

Nëse ndiheni të lënë pas dore nga miqtë, do të jetë një periudhë e mirë për të zgjeruar rrtethin social. Të bëheni pjesë e një klubi ose organizate, do t?ju vërë në kontakt me lloje të ndryshme të njerëzve. Do të fitoni respektin e personave të suksesshëm pavarësisht disa mosmarrveshjeve. Është bukur të kaloni kohë me njerëz që ndajnë të njëjtat shije dhe vlera me ju.




Gaforrja

Gjithmonë keni pasur reputacionin e një personi të dashur. Aktualisht ju doni të njiheni për aftësitë tuaj në lidership. Por në vend të kësaj, investojini energjitë tuaja në problemet personale. Fokusohuni si një lazer në karrierën tuaj. Të futeni në politikë apo të lançoni një biznes të ri janë vetëm disa prej mundësive. Njerëzit do të habiten se si do t?i lini ndjenjat personale mënjanë për hir të progresit.

Luani

Lërini pak mënjanë ambiciet dhe do të çliroheni nga stresi. Nëse qëllimet tuaja nuk janë në rrugën e realizimit, qetësohuni. Rezistojini tundimit për ta parë veten sa më lart. Disa sezone kanë një rritje në sukses kurse disa të tjera stanjacion. Mjaft vrapuat me sprint, por pushoni. Ndërpritini planifikimet tuaja. Kthehuni pas. Shikojeni jetën në perspektivë dhe merrni hapa të vegjël.

Virgjëresha

Po ju kujtohen kohërat e vjetra të arta. Edhe pse mendon se kohërat moderne nuk ua ofrojnë disa kënaqësi të caktuara, nuk do të thotë që nuk duhet t?i shijoni të mirat e jetës. Bëni një listë mirënjohjeje çdo natë. Të jesh i lumtur nuk është vetëm çështje fati, por edhe çështje zgjedhjeje.




Peshorja

Një marrëdhënie e ngushtë po pëson disa ndryshime. Nëse nuk mundet të përqafoni një ndryshim të ri partneriteti, më mirë pritini disa lidhje. Është diçka tjetër të ndiqni një karrierë ose hobi dhe tjetër gjë të keni një varësi ose obsesion. Vlerësoni qetësisht situatën. Provoni të projektoni se çfarë ju ka rezervuar e ardhmja dhe lëvizni për t?i realizuar.

Akrepi

Ndryshoni disa rituale personale dhe do të keni një opinion më të mirë tek të tjerët. Ndërmerrni disa aktivitete që përmbushin kënaqësitë tuaja dhe mos keni frikë nëse dukeni egoist. Në vend që t?i futeni me kokë një projekti, më mirë shkoni në SPA. Në vend që të pastroni shtëpinë, më mirë lexoni një libër të bukur.

Shigjetari

Përdorini dijet tuaja në avantazhin tuaj. Duhet të merreni me aktivitete që kanë kuptim, p.sh të lexoni një libër në vend që të luani videolojra. Ndërmerrni një projekt kreativ në vend që të lundroni në internet. Bëni ditarin tuaj në vend që të flisni.




Bricjapi

Vlerat tuaja po ndryshojnë. Gjërat që ju dukeshin shumë të rëndësishme tani nuk janë më të tilla. Duke i hequr disa standarde nga vetja, nuk do të jetë e dëmshme, përkundrazi, do të jetë çliruese.  Qëndrojuni pranë të afërmve tuaj duke iu mësuar se si të jenë të mëshirshëm e njerëzorë si ju. Do filloni të korrni benefite nga marrëdhënie që dikur ju dukeshin të pakuptimta.

Ujori

Kthejuni shpinën njerëzve dhe aktiviteteve që humbasin kohën tuaj të çmuar. Jeni lodhur duke u përpjekur të dukeni të sjellshëm. Askush nuk ka pse t?ju monopolizojë me historitë e tij të mërzitshme. Nuk janë puna juaj. Nëse cikli i punës suaj po përmbushet, është koha të gjeni një punë më stimuluese. Keni shumë talent për të qëndruar në një pozicion pa rrugëdalje.




Peshqit

Është e rëndësishme të ndani se kush jeni dhe çfarë keni. Në qoftë se një stil i caktuar jetese është i pakapshëm për ju, mos u mërzisni. Fokusohuni në të bërit e maksimumit të asaj që keni në dizpozicion. Nëse energjitë tuaja janë në drejtim pozitiv, mirëqenia dhe bollëku do t?ju ndjekin. Ky është ligji i atraksionit dhe arsyeja pse duhet të jeni të ndërgjegjshëm në vendosjen e qëllimeve.

Author: admin