Nëse vazhdoni të punoni gjatë gjithë kohës, do të…!/ Horoskopi për ditën e premte, 23 dhjetor 2022

Dashi

Nëse vazhdoni të punoni gjatë gjithë kohës, do të ndiheni të lodhur. Është koha ta lehtësoni gjithë ngarkesën, edhe nëse kjo do ta zemëronte punëdhënësin tuaj i cili do të  bënte mirë të merrte ndihmë shtesë ose të pranojë faktin se më pak punë do të bëhet. Ju keni vetëm dy duar. Do të jetë qetësuese për ju të kaloni më shumë kohë në shtëpi. Jepini vetes më shumë kohë për të fjetur dhe për të përkëdhelur kafshët tuaja. Rindërtimi i brendshëm do të jetë një lehtësim.




Demi

Një kod moral i rreptë ndihet shtypës. Vetëm sepse jeni rritur sipas një sistemi besimi nuk do të thotë që duhet ta ndiqni deri në fund atë. Adoptoni një filozofi që vlerëson të mirën tek çdokush. Mos ia merrni frymën dashurisë duke u përqëndruar gjithmonë në gjëra sipërfaqësore sepse ajo i jep kuptim jetës. Bashkëpunimi në një projekt do të jetë më zbavitës sesa pritej. Ju pëlqen të punoni me njerëz që janë të gatshëm të rrezikojnë. Duke i ofruar njëri-tjetrit mbështetje dhe inkurajim të vazhdueshëm, do të prodhoni diçka të mrekullueshme.

Binjakët

Një pagëse do të shtyhet ndaj do të bëhet e domosdoshme të jetoni me një buxhet të caktuar deri në mbërritjen e të ardhurave të reja. Në vend që të kërkoni argëtimin me festa të shtrenjta, kënaquni me argëtimin në shtëpi. Natyra juja e butë ju bën të përshtateni mirë me një punë në një organizatë bamirësie. Punëdhënësi juaj i ardhshëm do t’ju  shohë si një diamant . Ju vetëm jepini formën.




Gaforrja

Miku juaj më i mirë po mundohet të dalë para jush. Nuk mund të mbani këtë ndikim shtypës as një minutë më shumë. Nëse bëni një udhëtim vetëm, do t?ju ndihmojë të reflektoni mbi marrëdhënien. Mund të jetë koha që të ecni në rrugë të ndryshme. Keni nevojë dhe dëshirë për një jetë plot aventura. Mos lejoni askënd që të vjedhë gëzimin tuaj. Më mirë vetëm sesa i keqshoqëruar.

Luani

Ju jeni të tejmbushur me energji. Kjo mund të sjellë shumë përgjegjësi personale dhe profesionale. Kur kjo ndodh, ju bëheni nervozë. Dëshironi vetëm të flini dhe keni vështirësi për të ndjekur hobet tuaja të preferuara. Mos pranoni çdo kërkesë që ju bëhet për ndihmë. Bëni mirë t?ua delegoni disa detyra shokëve të dhomës dhe të afërmve. Lërini më shumë hapësirë romancës. Arratisja me partnerin në një vend privat, do t?ju mbushë me energji.

Virgjeresha

I merrni shumë seriozisht përgjegjësitë dhe kjo nuk do të thotë se nuk mund të përjetoni kënaqësi. Nëse dikush ankohet se po shpenzoni shumë kohë duke bërë pikërisht atë që ju pëlqen, e bëjnë sepse ndjehen të shpërfillur ose janë  egoistë. Qëndroni me këmbë në tokë. Dikush  do të mbështesë vendimin tuaj për të marrë disa ditë pushim. Udhëtimi drejt një vendi të bukur bregdetar është pikërisht ajo që ju urdhëron doktori. Mos u habisni kur të ndiheni të frymëzuar për të pikturuar, shkruar apo kompozuar muzikë.

Peshorja

Qëndrimi në shtëpi për ju është mbytës. Të afërmit kanë kritika ndaj jush sepse këmbëngulin që të kaloni çdo moment me ta. Kjo kërkesë e tyre do të jetë një sfidë e vërtetë. Por edhe ju keni të drejtën për të patur një jetë private. Mos kërkoni falje se po largoheni. Vendosni nevojat tuaja të parat.




Akrepi

Kritika e ashpër është e rrënjosur në xhelozi. Mos i merrni këto vërejtje me zemër.  Janë bërë  për t’ju prishur balancën. Ka ende vend për përmirësim. Duke punuar shumë për të rregulluar të metat e vogla, do të bëni një performancë të përsosur. Mbajini sytë hapur dhe pranojeni me kënaqësi këtë ofertë sepse keni shumë të përbashkëta. Kjo çon në një bisedë stimuluese. Edhe heshtja flet për ju.

Shigjetari

Paraja është mik i ngushtë për ju. Rregulloni buxhetin  në përputhje me rrethanat. Në vend që të shkoni jashtë për të ngrënë, gatuani ushqime në shtëpi. Do të shkurtoni shumë shpenzime. Argëtimet në shtëpi do të jenë çuditërisht të dobishme. Organizoni një maratonë filmi. Kërkojuni të ftuarëve të sjellin ushqimet e tyre të preferuara. Do të gëzoni shumë të shihni disa komedi me personin e zemrës apo me shoqërinë. Kjo madje mund të bëhet një rutinë e rregullt.




Bricjapi

Një qëndrim joaprovues do të dëmtojë një marrëdhënie të ngushtë. Nëse nuk pajtoheni me planet e partnerit, heshtni. Sa më pak t’i rezistoni përpjekjeve  për të kundërshtuar, aq më lehtë do të jetë që ata të kenë sukses. Mos u shqetësoni; ndryshimet e ardhshme vetëm do ta përmirësojnë jetën tuaj. Jini të hapur ndaj komplimenteve. Kur dikush komplimenton pamjen ose performancën tuaj, falenderoni.

Ujori

Nëse ju duhet të rinovoni pasaportën, bëhuni gati për të paguar një tarifë për përshpejtimin e daljes së saj sepse nuk ju pëlqen të rrini në radhë. Sa më shpejt ta mbaroni këtë detyrë, aq më mirë. Dhurimi i parave për diçka të mirë ju bën më magnetik ndaj mirëqënies. Të ardhurat tuaja janë si vala që shkon brenda dhe jashtë me rregullsinë qetësuese. Tregoni besim ndaj universit.




Peshqit

Miqtë nuk po tregohen shumë mbështetës me ju. Ata mendojnë se ambiciet e karrierës suaj janë joreale. Ju pëlqen të argëtoheni gjatë punës. Qëndroni me vendosmëri në qëllimet tuaja; realizimi i tyre është  më afër sa mendoni. Aftësia për t?u përzier me turmën, është e dobishme. Duke infiltruar disa persona në fushën që dëshironi, do të dëgjoni për disa mundësi të shkëlqyera punësimi.

Author: admin