Nga Dashi te Peshqit/ Jeta juaj do marre nje rrjedhe per mire, horoskopi i detajuar nga Meri Gjini

Dashi

Gjatë kësaj jave është mirë që ju ti vini një objektiv vetes tuaj dhe ta ndiqni atë. Aktualisht sinqeriteti dhe përulësia do të jenë virtytet më të mira që mund të keni.




Demi

Sot ju duhet të mendoni për partnerin tuaj dhe ti jepni kohë të mjaftueshme atij. Ai nuk ankohet, por ju duhet të dini se sjellja juaj ndaj tij nuk është e mirë.

Binjakët

Nuk duhet të ankoheni për disponimin tuaj aktual dhe të fajësoni veten tuaj. Kujdesuni që gjatë kësaj fundjave të mos e vini veten tuaj në presion dhe atëherë gjërat do të jenë sërish mirë.

Gaforrja

Sot duhet të qëndroni drejt në rrugën tuaj dhe ndiqni drejtimin e zgjedhur. Së shpejti, batica do të kthehet përsëri dhe veprimet e papërgjegjshme vetëm mund të ju dëmtojnë.

Luani

Ju nuk mund të prisni që një mardhënie afatgjate të fillojë së shpejti. Por ju nuk duhet që të vraponi për flirte gjatë kësaj kohe, për tu ndjerë të plotësuar.




Virgjëresha

Sot do të keni shumë për të diskutuar rreth një sqarimi. Mos i shpërdoroni paratë për gjëra jo të rëndësishme. Marrëdhënia me partnerin do të jetë e tensionuar. Kujdes!

Peshorja

Kush punon në zyrë duhet të bëjë kujdes dhe të tregohet i vëmendshëm ndaj eprorit të tij, sepse ky i fundit nuk do të jetë aspak në humor të mirë.

Akrepi

Sot bëjini vend vetes në ambientin e punës, duke nisur që nga java e ardhshme. Në dashuri do të jeni gati për të sqaruar disa çështje që mund të dëmtojnë marrëdhënien tuaj me kalimin e kohës.




Shigjetari

Përpiquni që të bëheni të dobishëm për një familjarin tuaj, i cili ka nevojë për mbështetjen tuaj në të gjitha kuptimet. Nëse bëni mirë, atëherë do të gjeni mirë. Mos e harroni asnjëherë këtë!

Bricjapi

Shumë persona mund të tentojnë t?ju vënë në vështirësi, ndaj mos bini në kurthin e tyre. Është momenti që të reagoni dhe të bëni përpara. Tregohuni tolerantë ndaj një personi të bezdisshëm sot.

Ujori

Të reja në dashuri për të lindurit në ditën e mërkurë dhe të enjte. Nëse jeni beqarë mund të takoni një person të mrekullueshëm i cili do t?ju magjepsë.




Peshqit

Nëse e juaja është një dashuri sekrete, mundohuni që të mos t?i besoni dikujt i cili më pas mund t?ju vërë në vështirësi. Yjet ju favorizojnë në marrëdhëniet e punës.

Author: admin