“Nga gjysma e dytë e muajit Prill do keni…..Horoskopi i muajit prill: Binjakët dhe Gaforrja”

BINJAKËT
Ky është një muaj i rëndësishëm për të përcaktuar situatën tuaj të punës. Nëse keni pasur disa vështirësi ekonomike, nuk them se do të kapërcehen plotësisht, por do të ndiheni më pak të stresuar. Intervistat e punës, provimet dhe testet favorizohen më shumë në qershor, për shembull, një marrëveshje e nënshkruar tani mund t’i japë rezultatet e saj konkrete vetëm pas disa muajsh. Kalimi i Saturnit nuk ndikon shumë në projektet tuaja, mund të shkaktojë vetëm disa vështirësi, nëse prisni përgjigje të menjëhershme, për shembull, nëse duhet të blini diçka të rëndësishme me një hipotekë ose hua. Gjëra të tilla mund të ndeshen me pengesa. Për shumë nga të lindurit në shenjën e Binjakëve, ky do të jetë një muaj detyrash me kohë të pjesshme, dhe ndoshta do të vazhdojë të jetë kështu, me ndryshime të vazhdueshme edhe gjatë verës. Për shumë kompani, ka ardhur koha për të bërë llogaritë dhe për të përcaktuar se cilat janë përparësitë e secilit aksionar. Ju këshillojmë të mos i nxisni mosmarrëveshjet. Ngritja e një padie këto kohë mund të rezultojë negative për ju, kryesisht sepse përgjigjet do të vijnë pas një kohe të gjatë. Mosmarrëveshjet e gjata juridike mund të zgjidhen me një ndërmjetësim të favorshëm për të gjithë.

Ky është një horoskop interesant për takimet, veçanërisht për aventurat. Afërdita do të jetë në shenjë nga data 11, por edhe Jupiteri është në favorin tuaj. Nëse një histori dashurie nuk funksionon, disa nga ju do të tundohen nga joshja e një tradhtie. Në këtë çast mund të përjetoni emocione të veçanta, madje edhe ato transgresive! Beqarët, ose më mirë të themi ata që dëshirojnë të përjetojnë marrëdhënie miqësore, pasionante, madje edhe të natyrës seksuale, nuk kanë aspak plane për të ardhmen. Në rast ndarjeje, ju do ta pranoni shumë lehtë dhe as ju shkon ndër mend që të merrni hak. Yjet ju shtyjnë të zbuloni një sensualitet joshës. Datat më të mira për të kryer takime të reja janë 18, 19, 22, 23 dhe 27, 28.

Çdo problem mund të kapërcehet me pak vullnet. Pozicioni i ri i Saturnit mund të sjellë terapi të gjata, por të efektshme. Për shembull, ata që duan të fillojnë dietën, do të duhet ta ndjekin atë për një kohë të gjatë, dhe ata që kanë një problem fizik, do të shërohen duke ndjekur rregulla shumë strikte. Megjithatë, e rëndësishme është se s’ju mungon asnjëherë optimizmi.

GAFORRJA
Ky do të jetë një muaj shumë interesant. Nëse keni mosmarrëveshje të natyrës juridike apo financiare, prilli do të sjellë disa mundësi duke ju çliruar nga tensionet e tepërta. Kjo është arsyeja pse disa muaj më parë ju kemi këshilluar të mos dilni kundër një shefi, pasi do të vijë dikush që mund t’ju ndihmojë të rifitoni terren. Do të gabonit shumë, po të tregoheshit negativë apo dyshues. Brenda këtij muaji do të mbyllni marrëveshjen e një shitjeje me peshë duke u rikthyer në lojë. Në qershor pritet nënshkrimi i kontratave dhe i marrëveshjeve, por që tani mund të filloni duke biseduar për veprimet që duhen kryer. Datat më të favorizuara në aspektin profesional janë 25 dhe 26.

Për sa i përket fushës së ndjenjave, gjatë prillit Venusi ka një ndikim shumë pozitiv, ndërkohë që Mërkuri do të ndihmojë të vetmuarit me njohjet e reja. Periudha e trazuar e muajve të parë të vitit po ia lë vendin një situate më të qetë. Parashikohen shpenzime të papritura për riparime të ngutshme apo rinovime të tjera. Nga ana tjetër, tema e financave, pasigurisë, shpenzimeve të tepërta ka kohë që diskutohet dhe për shumë çifte ka sjellë një ngërç. Nëse një histori nuk funksionon, është më mirë t’i jepni fund. Ndoshta s’e kuptoni tani, por ndarja mund të sjellë një perspektivë të mirë për të dy. Nga maji çdo gjë do të marrë një kthesë të re. Është e qartë se çiftet që e duan njëri-tjetrin dhe kanë rezistuar deri tani do të kenë më shumë arsye për të konfirmuar lidhjen e tyre.

Për sa i përket gjendjes fizike, ditët e prillit janë shumë pozitive. Problemet e lindura në vitin 2023 ose të zvarritura nga viti 2022 duket se gjejnë zgjidhje, veçanërisht për ata të cilëve u është dashur të përballen me trajtime të rëndësishme. Kushtojini vëmendje stomakut dhe tretjes. Marsi, i cili do të kalojë përmes shenjës suaj, do të sjellë inflamacione të lehta ose çaste shqetësimi rreth datave 5, 6, 18, 19. Ata që duhet të fillojnë dietën apo një trajtim detoksi, ta nisin në fund të prillit. Nga data 21 çdo gjë do të rikuperohet.

Author: portali