Nga mashtrimi e drejtimi i mjetit pa patentë, policia e Durrësi, ndalon një 32 vjeçar, arreston në flagrancë dy dhe proçedon 1 tjetër

Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ndalohet një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. G., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”  dhe “Shkatërrim prone”, shtetasin O. M., 21 vjeç, banues në Sukth, pasi ka goditur me grusht shtetasin E. H., 24 vjeç, si dhe ka dëmtuar dyqanin e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Ç., 56 vjeç, banues në Krujë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Lancia”, pa leje drejtimi, ka goditur një tjetër mjet tjetër.

U procedua në gjendje të lirë shtetasi G. E., 36 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në dyqanin e tij u konstatua se tregtonte paketa cigaresh të markave të ndryshme, pa pullë fiskale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Author: admin