Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” ishte rezervuar nga një surprizë për të gjithë të nominuarit. Moderatorja Einxhel Shkira u surprizua nga vëllai i saj, me të cilin tha se ka një marrëdhënie shumë të mirë.
“E kam si shok. Jam shumë e lumtur që nuk kam një vëlla fanatik, por kam qenë e shqetësuar si e ka pritur ai dhe babai sherrin me Donaldin apo lidhjen me Dagzin”, tha Einxhel në dhomën e rrëfimit.
Ajo u takua mes lotësh me të vëllain, i cili i tha: Jemi shumë krenarë për ty!
Einxhel: Nuk jeni mërzitur?
Vëllai: Jo, e kemi të qartë si je ti!
Më tej, moderatorja e pyeti se ç’mendim ka për Dagzin. “Shumë çun i mirë, ka folur shumë mirë për ty, është interesuar shumë dhe për krahun tënd”, i tha ai.
Në fund të takimit Einxhel u shpreh: Më prit se s’kam me çfarë të vij në shtëpi! Kështu moderatorja tregoi se ndjen se do të jetë e eliminuara e rradhës./Shqiperia ime.com.al