
Rritja e çmimeve të ushqimeve në muajin mars shënoi nivelin më të lartë të të gjitha kohërave për shkak të luftës, pasojat e të cilës prekën kryesisht tregjet kryesore të drithërave dhe vajrave vegjetale, sipas France24.
Lajmi është konfirmuar nga Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s ishte mesatarisht 159.3 në mars. Një rritje prej 12.6 për qind nga shkurti, niveli më i lartë që nga viti 1990. Gjithashtu indeksi i çmimeve të drithërave për muajin mars tejkaloi atë të shkurtit me 17,1 për qind, i nxitur nga rritja e çmimit të grurit dhe drithërave.
Ndërprerja në flukset e eksporteve dhe sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë ka nxitur frikën e një krize globale, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.