Një çështje ligjore do të vendoset në favorin tuaj, duke ju lejuar të..!/ Horoskopi i Meri Shehut 8 janar 2023

Dashi

Është e rëndësishme të mësoheni me një zhgënjim në mënyrë konstruktive. Ju nuk mund të arrini gjithçka që dëshironi nëse nuk keni mbështetjen, burimet ose kohën e duhur  në dispozicion. Jini krenar për progresin që keni bërë deri më tani dhe kujtojani shpesh vetes se përfundimisht do të arrini qëllimin.




Demi

Nëse ju mungojnë aftësitë e duhura për të përfunduar një punë, keni dy zgjedhje: ose mund të bashkoni forcat me dikë që ka përvojë në këtë fushë ose mund të bëni stërvitjen që ju nevojitet. Sido që të jetë, po bëni diçka pozitive në mënyrë që të merrni rezultatin që dëshironi.

Binjakët

Mund të fitoni disa aftësi mbreslënëse nëpërmjet përfshirjes në një organizatë bamirësie. Të punosh për pjesëtarët e pambrojtur të shoqërisë do të të bëjë të kuptosh se ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa paratë dhe statusi. Dhurimi i kohës dhe shkathtësive për një kauzë të denjë do t’i kënaqë impulset tuaja humanitare.

Gaforrja

Mos e krahasoni veten me ekspertët në fushën tuaj. Nëse jeni i ri në punën që bëni ose në eksperiencë, nuk ka gjasa që të bëni një performancë të përsosur që më përpjekjen e parë. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë, nëse keni nevojë për të. Një profesionist do t’ju japë disa këshilla të dobishme.




Luani

Ushtrimi i një kontrolli më të madh mbi fatin tuaj, do të jetë mjaft fuqizues. Në vend që të bëni atë që ju kërkojnë të tjerët, merrni në dorë kontrollin e të ardhmes suaj. Bëni një listë prioritetesh dhe kjo do t’ju inkurajojë të përqëndroheni në atë që është e rëndësishme për ju dhe jo për të tjerët.

Virgjeresha

Paratë e ardhura nga një investim ose trashëgimi do të shtyhen. Konflikti mbi këtë çështje po e zbraz energjinë tuaj. Kërkoni këshilla profesionale nëse mendoni se nuk po gjeni zgjidhje askund. Do të përfitoni nëpërmjet udhëzimit të një këshilltari financiar. Është e rëndësishme të mbroni interesat tuaja, veçanërisht kur ndiheni të stresuar ose të mbingarkuar.

Peshorja

Mos i besoni dikujt që ofron të kujdeset për paratë tuaja. Duhet t?i menaxhoni vetë problemet financiare. Nëse nuk mund të bëni një marrëveshje me një partner për një çështje investimi, mbani llogari të ndara. Ju nuk doni të rrezikoni sigurinë tuaj financiare për shkak të mënyrave të tyre të pakujdesshme.




Akrepi

Shpenzimi i të gjitha energjive në punë dhe angazhimet e tjera, po ju lodhin shumë. Refuzoni të merrni më shumë angazhime dhe rezervoni më shumë  hapësirë ??për kohën e lirë  dhe pushimin. Bëni një shëtitje në natyrë ose një zhytje relaksuese në vaskë.

Shigjetari

Një koleg do të tallet me idetë tuaja krijuese. Kjo ndodh se ata janë xhelozë për suksesin tuaj, ndaj injorojini haptazi vërejtjet e tyre. Pa marrë parasysh se çfarë bëni, ky person do të përpiqet t?ju frikësojë. Tregohuni vigjilentë.




Bricjapi

Nëse puna juaj ose ndonjë projekt tjetër i rëndësishëm po shkon keq, gjeni një vend për t?u qetësuar. Ushtrimi mund të jetë një çlirim i madh nga tensioni i brendshëm. Shkoni në palestër ose bëni një shëtitje të shpejtë para se të shkoni në punë ose gjatë orës së drekës dhe mos jini gjithmonë perfeksionistë.

Ujori

Dikush, të cilin e shihni rregullisht, pret që të jeni aty për ta sa herë që kanë nevojë për ndihmë. Shpëtimi i vazhdueshëm i këtyre personave, ju pengon të vazhdoni me jetën tuaj. Është momenti që të mësojnë të ecin vetë me këmbët e tyre.




Peshqit

Eksplorimi i një territori të ri do të jetë më argëtues nëse relaksoheni dhe i gëzoheni një udhëtimi. Tentimi në diçka të re mund të nënkuptojë  futjen në një periudhë pasigurie, por keni nevojë për diçka të ndryshme. Ky është shansi juaj për të dalë nga rutina. Nëse jeni të mërzitur me ndonjë aspekt të jetës, tregohuni të hapër në lidhje me të.

Author: admin