Një ditë, një djalë i ri por mjaft i zgjuar, do të udhëtonte me këmbë për të shkuar në një fshat tjetër. Rrugës takon një plak të vjetër por jo shumë të…

Na ishte një herë një djalë i ri në moshë por mjaft i zgjuar. Një ditë do të udhëtonte më këmbë për të shkuar në një fshat tjetër dhe teksa niset, rrugës takon një plak të vjetër por jo shumë të ditur . Pasi prezantohen dhe mësuan se kishin rrugë të përbashkët për të shkuar në të njëjtin fshat, plaku i thotë: “Mirë që u takuam e po e bëjmë rugën bashkë”. Djali pohoi me kokë. Pasi ecën një copë rrugë dhe plaku nuk po fliste fare, djali i tha, “Xhaxha, si do ia bëjmë bashkë, a do kapësh kazmën apo lopatën?”

Plaku u habit nga kjo pyetje dhe ia kthen, “ne po ecim dhe nuk po gërmojmë”. Djali u mërzit që plaku nuk e kuptoi, por prap vazhduan rrugën. Ecën dhe një copë rrugë dhe arritën tek disa ara të mbjella që ishin në gjendje të mirë dhe djali pyet plakun, “Të kujt janë këto të mbjella?” Plaku i përgjigjet, “Janë të filanit”. Djali vazhdon, “Bravo i qoftë, u paska bërë shërbim”. “Po”, i thotë plaku, “është njeri shumë punëtor”. “A e ka ngrënë këtë bereqet apo ka për ta ngrënë?”, pyet përsëri djali. Plaku i habitur përsëri nga pyetja e tij ia kthen, “A nuk e shikon që janë jeshil akoma? Si mund ti ketë ngrënë?” Djali u mërzit përsëri që plaku nuk e kuptoi por gjithsesi vazhduan rrugën.

Teksa arritën afër fshatit po kalonin pranë varrezave dhe djali e pyeti përsëri, “Çfarë janë këto?” Plaku si gjithmonë i habitur nga pyetjet e tij ia kthen, “A nuk e shikon që janë varreza?” Djali vijoi me pyetjen tjetër, “A jeton dikush prej tyre apo kanë ndërruar jetë të gjithë?” Plaku i habitur i thotë, “Si mund të jetojë dikush ka ndërruar jetë?” Vazhduan dhe pak dhe më pas u ndanë. Plaku kishte një djalë të shkolluar në shtëpi dhe kur mbërriti, djali e pa babanë e tij të mërzitur dhe e pyet, “Baba si të shkoi rruga? Më dukesh i mërzitur”. Plaku i tregoi për pyetjet pa kuptim që i kishte bërë i riu rrugës dhe këto e kishin mërzitur. Djali e kuptoi dhe nisi ti shpjegojë babait një e nga një të gjitha pyetjet e mençura të të riut.

Baba… kur ai të ka pyetur nëse do zgjedhësh kazmën apo lopatën të ka thënë a do bësh pyetje apo do japësh përgjigje (ngaqë ti nuk ke folur). Kur të ka pyetur për të mbjellat e filanit a i ka ngrënë apo do t’i hajë të ka pyetur nëse ai ka marë borxh diku, sepse po pati borxhe për këto të mbjella do të thotë që i ka ngrënë. Dhe me ti vjelë do ti shesë për të larë borxhin. Dhe kur të ka pyetur nëse jeton ndonjëri prej atyre

të ka pyetur nëse dikush nga këta ka qenë i zgjuar dhe vazhdon të përmendet ende. Ai që është i mirë dhe i zgjuar, nuk vdes kurë sepse lë pas sjelljen dhe veprat e tij të zgjuara. Ai përmendet gjithmonë për mirë kurse i keqi edhe pse jeton se përmend kush që do të thotë zëre se ka nderruar jetë./historimotivuese.com

Author: admin